Semafori që tregon dritën e kuqe tash e 28 vjet

0

Zyrtarë në Dresden të Gjermanisë, kanë thënë se një semafor që ka qëndruar i kuq për 28 vjetët e fundit, do të mbetet i tillë edhe për një të ardhme të pacaktuar si pasojë e rregulloreve në fuqi.

Samafori

Drita, ku rruga “Ziegelstrasse” takohet me tri rrugë tjera, ka qenë e kuqe që nga viti 1987 dhe u mundëson ngasësve që të kthehen në anën e djathtë kur të ndalojnë, por ata që dëshirojnë të shkojnë drejtë për në rrugën “Gerokstrasse” me siguri se do të mbesin pa karburant duke pritur të gjelbrën.

Ky semafor asnjëherë nuk e ka parë as dritën e portokalltë e as atë të gjelbër, pavarësisht kostove vjetore të mirëmbajtjes për këtë udhëkryq përfshi zëvendësimin e poçit të gjelbër dhe atij të portokalltë për sinjalizim.

Zyrtarë të Dresdenit kanë thënë se planifikimi i qytetit për semaforë bazohet në direktivat nga Instituti Hulumtues për Transportin Rrugor.

“Rregullorja administrative, siç është e përcaktuar në bazë të nenit 37 paragrafit 2 të rregulloreve për transport, aludon në nevojën për një plan ekzakt për sinjalizimet e semaforëve”, ka thënë një përfaqësues i qytetit për “The Local”.

“Pasi që drita e gjelbër do të thotë ‘ngasja është e lejuar’, të gjitha dritat tjera që bien në konflikt me këtë duhet të tregojnë dritën e gjelbër. Kjo përfshin edhe dritën në rrugën “Ziegelstrasse”. Drita e kuqe thotë: ndaloni në udhëkryq. Pasi të ndaloni, ju lejohet të ktheheni vetëm në kahun e djathtë nëse ekziston një shenjë në të djathtë të semaforit që tregon një shigjetë të gjelbër në prapavijë të zezë”.

“Meqenëse në rrugën “Ziegelstrasse” ju lejohet të ktheheni vetëm në të djathtë, në pajtim me rregulloren 27 neni 37 i rregullores për transport, mund të funksionojmë pa e futur në funksion dritën e gjelbër të semaforit”, ka thënë zyrtari, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi i qytetit ka thënë se i njëjti funksion nuk do të mund të përmbushej me shenjën e “Stopit”, sepse “shenjat e Stopit nuk korrespondojnë me sistemin e semaforëve dhe nuk përmbushin një sërë rregulloresh”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com