Selimi: Serbia duhet të paguaj dëmet e luftës dhe pensionet e vjedhura

0

Hapja e kapitullit për pronat në Kosovë, hap edhe kapitullin e dëmshpërblimeve të luftës për të gjitha pronat që institucionet shtetërore të Serbisë i kanë shkatërruar në Kosovë si dhe çështjën e pensioneve të kosovarëve të vjedhura nga Serbia .

fotoKështu deklaron Petrit Selimi, zëvendësministër i jashtëm i Kosovës sipas një interviste të publikuar nga Radio Kontakt Plus në gjuhën serbe, transmeton Indeksonline.

Selimi më tej shton se “Serbia duhet të paguaj pensionet e kosovarëve sipas një vendimi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ndërsa shton se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme, jo vetëm për hir të normalizimit, por për hir të ripajtimit të vërtetë në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Kur është pyetur për atë që po e pengon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Petrit Selimi thotë se çështja e krijimit të këtij Asociacioni nuk është ligjore.

“(Asociacioni) nuk do të ketë juridiksion ligjor e as ekzekutiv, por do të jetë i pranuar si trup legjitim që do të ndihmojë komunat me qëllim që të funksionojnë më mirë dhe të ofrojnë shërbime më të mira”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm i Kosovës. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com