‘Selfie’ e Bush, Clinton e Obama ka habitur shumëkënd – të gjithë po pyesin kush është personi me ata në imazh (Foto)

0

Ish-presidentët amerikanë Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, kanë marrë pjesë gjatë javës së kaluar në garën nacionale të golfit e njohur ndryshe si “kupa presidenciale”, me ç’rast kanë bërë një selfie e cila me shpejtësi të madhe është shpërndarë në internet.

Dhe derisa ekipet amerikane po luanin, kurse tifozët e tyre brohorisnin, në Twitter është shfaqur nga askund një selfie e golfistit të njohur amerikan Fill Mickelson me tre ish-presidentët amerikanë, transmeton Telegrafi.

Ai këtë fotografi e ka postuar në profilin e vëllait të tij Tim Mickelson, me një koment interesant përbri saj: “ai momenti kur të jepet mundësia të fotografohesh me tre presidentët amerikanë”.

Kjo foto shumë shpejt është shpërndarë në internet, kurse enigma kryesore ishte kush është personi që e ka bërë këtë foto, të cilit në fotografi i shihet vetëm gjysma e kokës. Megjithatë misteri shumë shpejt u zgjidh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com