Seksi oral mund t’iu rrezikoj nga një sëmundje vdekjeprurës

0

Nëse jeni një i rritur që keni pasur marrëdhënie seksuale, shanset për seks oral sigurisht janë të mëdha, por një gjë e tille mund t’iu zhvillojë kancerin.

Përveç kësaj, seksi oral është një nga mënyrat më të zakonshme për të përhapur sëmundjet seksuale si papillomavirusi i njeriut (HPV). Dhe në varësi të llojit të HPV që jeni të infektuar, mund t’ju çojë drejt kancerit, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtuesit kanë gjetur se numri i njerëzve me kancer të fytit është në rritje. Para vitit 1990, vetëm 20% e pacientëve të kancerit të fytit kanë rezultuar me HPV, por që nga viti 2000 numri është rritur në 65%, sipas të dhënave të publikuara në Hulumtimet Kimike në Toksikologji.

Ted Teknos, kryetar i Departamentit të Otolaringologjisë, tha se rastet e kancerit të fytit të lidhur me HPV janë rritur 300% më shumë gjatë tre dekadave të fundit.

Ai gjithashtu dha një paralajmërim: “Nëse është shfaqur ndonjë gungë fyt ose ndonjë simptomë tjetër, vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm menjëherë.”

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com