Sekreti i jetëgjatësisë: Këto dy pije janë eliksir i rinisë, të gjithë kemi menduar që janë të dëmshme!
14:29 | 06 Mars 2018
Studimet e mëparshme na kanë mësuar që konsumimi me masë i alkoolit ul rrezikun nga infarkti dhe sëmundjet e zemrës.

Pirja e dy gotave verë apo birrë gjatë mbrëmjes do t’i kontribuojë shtimit të peshës trupore, mirëpo vetëm pak kilogramë. Mirëpo, kjo shprehi mund të jetë edhe sekreti i jetëgjatësisë suaj, që do t’ju ndihmojnë të jetoni decenien e nëntë të jetës, thonë studimet e reja, transmeton Telegrafi.

Në hulumtim, në të cilin janë analizuar shprehitë e personave të cilët kanë jetuar më gjatë se 90 vjeç, shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i alkoolit është një ndër pesë faktorët kyç të jetëgjatësisë.

Ata të cilët kanë pirë dy gota verë apo birrë çdo mbrëmje kanë pasur rrezik më të ulët 18 për qind nga vdekja e hershme, në krahasim me ata të cilët nuk e kanë praktikuar këtë shprehi.

Profesoresha e Universitetit të Kalifornisë, Claudia Kawas ,ka analizuar shprehitë e 1.700 njerëzve, të cilët në vitin 2003 i kanë pasur 90 e më shumë vjeç.

Ajo gjatë hulumtimit ka zbuluar edhe që disa kilogramë më tepër nga pesha ideale, por gjithsesi jo obeziteti, gjithashtu ulin rrezikun nga vdekja e hershme përreth tre për qind.

Claudia Kawas thekson edhe që njerëzit e moshuar, të cilët ia kanë përkushtuar dy orë në ditë pasionit, kanë pasur 21 për qind rrezik më të ulët nga vdekja e hershme, si edhe ata që cilët kanë ushtruar midis 15 dhe 45 minutave në ditë atë rrezik e kanë ulur për 11 për qind.

Pirja e dy filxhanëve kafe në ditë ul rrezikun nga vdekja e hershme për 10 për qind, konsideron Kawas. /Telegrafi/

The post Sekreti i jetëgjatësisë: Këto dy pije janë eliksir i rinisë, të gjithë kemi menduar që janë të dëmshme! appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Alba Hoxha
S