Seferi tregon arsyen pse humbi nga Glowacki

0

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka treguar arsyen e humbjes nga polaku, Krzysztof Glowacki.

nuri_8649Nuri Seferi nuk bie lehtë në tokë. Përkundër humbjes së fundit nga polaku Krzysztof Glowacki, Seferi nuk zmbrapset dhe kërkon të vazhdojë tutje.

Në një intervistë për gazetën Lajm ai ka folur rreth meҫit të cilin e zhvilloi të shtunën.

“Natyrisht që humbja më ka mërzitur, por s’duhet të merrem shumë me këtë. Duhet shikuar të ardhmen, ndërsa kjo i mbetet të së kaluarës. Them se nuk ishte dita ime. Të premten në darkë kisha temperaturë 38,5 gradë. Dhe, kjo më ndikoi shumë në ndeshje. S’kisha fare koncentrim”, rrëfen në fillim të bisedës Seferi.

Atij i ka ardhur shumë keq që nuk arriti të gëzoj kombin e tij.

“Fatkeqësisht nuk arrita ta gëzoj kombin tim. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë tifozët e mi që erdhën në Poloni për të më dhënë përkrahjen nga afër dhe të gjithë ata që më ndoqën nëpërmjet ekraneve televizive”, theksoi “Tysoni shqiptar’.

38-vjeçari me origjinë nga Gostivari thotë se do të kthehet më i fortë se kurrë.

“Po shumë shpejt do të rikthehem më i fortë se kurrë. Natyrisht që humbja të dhemb, por siç e theksova më lartë duhet të shikoj përpara. Tani më duhet vetëm të rigjeneroj trupin se gjatë gjithë kohës kam pasur probleme me kurrizin. Më duhet pushim, të paktën 10 ditë dhe do t’i kthehem stërvitjes”, vijoi Seferi.

Kujtojmë se, rruga e boksierit shqiptar Nuri Seferi drejt titullit botëror në versionin WBO u ndal në Torun të Polonisë, ku ai humbi me vendim të jurisë pas 12 raundeve duelin përballë polakut Glowacki.

Ai ka një rekord prej 36 fitoresh, 20 me ‘knock out’ dhe 7 humbje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com