Seferi reagon për Kumanovën

0

Për situatën e tensionuar në Maqedoni, ku në Kumanovë ka përleshje të armatosur nga orët e para të mëngjesit, ka reaguar boksieri i famshëm shqiptar nga Maqedonia, Nuri Seferi.

Seferi

Ai ka kërkuar nga politika shqiptare bashkim të forcave, derisa u ka bërë thirrje bashkëkombësve të tij të mos bien pre e provokimeve të maqedonasve, transmeton lajmi.net.

Ja reagimi i Seferit në Facebook:

Në emrin tim personal i bëj apel politikës Shqiptare pa marr parasysh se ku ndodhet ne Trojet e Shqipëris Etnike. Të kthejn koken një her dhe të shikojn poziten e mjerueshme të Shqiptarve në f.y r.o.m ku na burgosin , na vrasin dhe na burgosin nënat Shqiptare. Kerkoj që të gjith Shqiptaret të tregojn maturi për të mos rënë pre e provokimeve qe i përgadit qeveria aktuale. Këto skenare janë plan i ketyre qeveritareve për të terhekur vemendjen nga përgjimet aktuale që i nxjerr Opozita./indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com