Sefedini: Do të ketë ujë të bollshëm, keqpërdoruesit do të përballen me çkyçje

0

Me ngritjen e temperaturave të cilat po mbretrojnë këto ditë në vendin tonë, padyshim se shtohet edhe nevoja për ujë të pijshëm, por jo vetëm për nevojat personale po përdoret uji i pijshëm në komunën e Bujanocit, gjatë stinës së pranverës dhe verës, ndodhë që të keqpërdoret uji duke e harxhuar për ujitjen e hapsirave të panevojshme dhe kopshteve.

Sefedini

Ndërkaq në ndërmarrjen publike “Komunalia” në Bujanoc thonë se, niveli i ujit është i lartë dhe me sasi të mjaftueshme por duhet patur kujdes në përdorimin sa më racional të tijë, kështu tha ndër të tjera Sabri Sefedini-drejtor teknik në ndërmarrjen e Komunalia. Sefedini gjithashtu shtoi se, kemi formuar disa ekipe për kontrollimin nëpër çdo shtëpi si në qytet ashtu edhe fshatrat përreth se a po keqpërdoret uji i pijshëm për ujitjen e parcelave, kështu që sipas tijë, nga ana e Komunalis këto raste do të hasin ndoshta edhe deri tek çkyçja nga rrjetit i ujësjellsit. Sa i përket cilësis së ujit sipas drejtorit teknik, bazuar në analizat të cilat i bëhen 3 herë në muaj ku dorëzohen nga 7 mostra të ujit, në komunën tonë kemi ujin më të pastër në regjion, por ka raste që qytetarët të shqetësohen kur eventualisht ka ndonjë havari dhe mund të vërejn ujin në gjendje jo të rregullt, probleme këto të cilat jemi të gatshëm gjithmonë të intervenojmë me kohë përfundoi Sefedini./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com