Secili dhëmb ndërlidhet me organet në trup

0

Dhimbja e dhëmbit zbulon problemin me një organ të caktuar Njerëzit përfundimisht do të duhej të kujdesen më shumë për dhëmbët e tyre, sepse ata zbulojnë problemet me organet e caktuara. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, gjendja e veshkave tuaja dhe fshikëzës reflektohet në dhëmbët prerës, ata poshtë dhe lart.

Kur në pyetje është gjendja normale e mëlçisë, kjo gjendje lidhet me dhëmbin e syrit. Dhëmballët e parë janë të lidhur me mushkëritë tuaja dhe zorrën e trashë, sepse ata tregojnë se në çfarë gjendje janë këto organet tuaja, transmeton gazeta Kosova Sot.

Dhëmballët 6 dhe 7 tregojnë në gjendjen e pankreasit, shpretkës dhe fshikëzën e tëmthit, derisa dhëmbët e pjekurisë tregojnë gjendjen e zemrës tuaj dhe zorrës së hollë. Mirëpo, ekzistojnë sëmundje që nuk mund të jenë nominale me dëmtimin e dhëmbëve të cilët janë nxjerrë. Kjo dhimbje quhet dhimbje fantazmë dhe zakonisht shfaqet si shenjë që një organ i caktuar ia dërgon dhëmbëve tuaj.

Përfundimisht ekziston një lidhje e fortë midis organeve dhe dhëmbëve. Kështu që kushtoni vëmendje shtesë dhëmbëve tuaj për ta zbuluar sëmundjen sa më shpejt që është e mundur. Pos kësaj, shkaku i kësaj lidhje të fortë, do të përjetoni dhimbje të kokës ose migrenë. Për shembull, nëse rrënjët e dhëmbëve janë të pezmatuara, do të përjetoni dhimbje në zonat parietale. Nga ana tjetër, do të ndjeni dhimbje në pjesën përpara nëse ekziston problem me dhëmbët prerës. Indikacionet se vuani nga infeksioni i traktit urinar, se keni infeksion me baktere në fshikëzës apo keni inflamacion në veshin e mesëm, dhimbjen e ndjeni në dhëmbët e parë prerës dhe te të tjerët.

Shenja e inflamacionit të bajameve është dhimbja në prerësin e parë, derisa dhimbja konstante është shenjë se vuani nga inflamacioni i mureve të fshikëzës së tëmthit ose hepatitit. Reaksionet alergjike si astma apo pezmatimi i sinuseve, si dhe inflamacione kronike të mushkërive, do të shfaqen me dhimbjen në dhëmballën e katërt dhe të pestë. Dhimbje të caktuara në dhëmballën e poshtme ose në të katërtën sipër është tregues se keni telashe me shpinën, gjunjët.

Pos kësaj, kjo është shenjë se vuani nga ndonjë inflamacion që lidhet me artrit ose me sëmundjet e zorrëve. Kur bëhet fjalë për të thatit, aneminë, të thatin në zorrën dymbëdhjetëgishtore apo gastritin, do të ndjeni dhimbje në dhëmballët e sipërme të gjashtën dhe të shtatën. Nga ana tjetër, nëse ndjeni dhimbje vetëm në dhëmballën e gjashtë të sipërme, kjo do të thotë se vuani nga tumoret e gjëndrave tiroide, pezmatim të sinuseve, madje edhe me inflamacion në vezore dhe shpretkë.

Nëse vuani nga arteroskleroza, ose keni telashe të caktuara që lidhen me arteriet, do të përjetoni dhimbjen në dhëmballët e poshtme. Shumë ekspertët dëshmojnë se dhimbja në dhëmballën e poshtme të shtatë, tregon se keni probleme me mushkëritë, me astmë dhe me bronkitis.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duhet ta dini se disa probleme me dhëmballët shpeshherë ndërlidhen me sëmundjet e zemrës dhe mangësi të ndryshme. Kur në pyetje është kariesi, kjo do të thotë se ka të bëjë me të thatin në stomak ose me problemet në sistemin endokrin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com