Seanca, më 9 tetor?

0
Deputetët e Bllokut VLAN kanë nënshkruar letrën të cilën ia kanë drejtuar kryesues së seancës, si dhe presidentes Atifete Jahjaga për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë dokument të cilin ka arritur ta sigurojë Gazeta Blic, mes tjerash thuhet:

“Me qëllim të realizimit të plotë të seancës konstituive të legjislaturës së 5-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve,

Duke pasur parasysh vendimin arbitrar të Kryesueses së seancës, Znj.Flora Brovina, për të shtyrë vazhdimin e seancës konstituive, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me vullnetin e shumicës së deputetëve të Kuvendit,

Duke rikonfirmuar se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë mandat të lirë dhe jodetyrues dhe ushtrojnë sovranitetin që buron nga populli,

Ne deputetët e poshtëshënuar, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për konstituimin e Kuvendit, përcaktojmë datën 9 tetor 2014, e enjte, në orën 10:00 për vazhdimin e seancës konstituive.

Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive me këtë rend dite:

1. Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com