Së shpejti lansohet USB-ja e parë në botë me dy terabajt
14:08 | 08 Janar 2017

Flash Drive më i madh në botë pritet të lansohet së shpejti – dhe ka hapësirë për ruajtjen e të dhënave deri në dy terabajt.

Eh kjo është pothuajse sa kapaciteti i tetë iPhone-ve me hapësirën më të madhe – të ‘shtrydhur’ në një pajisje të vetme që është vetëm 7cm e gjatë. Flash-i i ri, DataTraveler Ultimate GT, është paralajmëruar nga Kingston Technology gjatë javës së CES 2017 në Las Vegas, transmeton Gazeta Express. Pajisja e vogël portative mund të mbaj një ton informacionesh – më shumë se 160 filma HD, thuhet sipas kompanisë. Pajisja pritet të lansohet në shkurt dhe do të kushtojë 2,700 dollarë.
Aurela Hoxha