Së shpejti do të jeni në gjendje ta transformoni iPhone’in në një GameBoy

0

Nëse GameBoy kishte një rol të veçantë në jetën tuaj, ju së shpejti do të jeni në gjendje që ta përdorni atë prapë falë një kompanie të quajtur Hyperkin.

lojra

The Daily Dot raporton se një kompani e quajtur Hyperkin e bëri këtë fillimisht si një shaka për 1 prill, por pas reagimeve të pabesueshme të njerëzve kjo kompani ka vendosur që ta fusë në prodhim këtë koncept.

“Kjo pajisje ishte planifikuar si një shaka për 1 prill, por tani është një projekt i plotë i cili do të realizohet shumë shpejtë dhe do të quhet Smartboy. Kjo pajisje do të futet në iPhone dhe do ta shëndrrojë celularin në një pajisje të GameBoy”, tha kompania në njoftimin e tyre.

Sipas raportimit, edhe pse SmartBoy është në fazat e hershme të zhvillimit, pajisja do të vijë në dizajn klasik të viteve të 80’a dhe do të punojë përmes ekranit të iPhone.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com