Saranda Maliqi, e dyta në “Mis Zvicra 2014”

0

Në finalen e spektaklit “Miss Zvicra 2014”, shqiptarja Saranda Maliqi ka arritur rezultatin deri më tash më të mirë prej se kanddatet shqiptare marrin pjesë në këtë garë. Ajo ka zënë vendin e dytë, menjëherë pas fitueses, Mis Zvicrës 2014, studentes nga kantoni Vaud Laetitia Guarino. 

Saranda Maliqi është me prejardhje nga Kosova (Gjilani) dhe jeton në Schönenwerd të kantonit Solothurn.

Kandidatja e dytë shqiptare, Anita Shala është diskualifikuar në mesin e dy të parave nga 12 finalistet.

Më parë, javën e kaluar, nga gara kishte rënë edhe kandidatja tjetër shqiptare, Donika Krasniqi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com