Sanchez largohet nga Arsenali, jo edhe nga Premierliga (Foto)

0

Alexis Sanchez pritet të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni, por jo edhe nga Premierliga.

Sipas Goal, Manchester City është favorit për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani raportohej se Chelsea është favoriti kryesor për të nënshkruar me ish sulmuesin e Barcelonës, por Pep Guardiola ka bërë gati 50 milionë euro dhe një pagë marramendëse për lojtarin.

Raportohet se nëse Sanchez transferohet te City, do të fitojë 200 mijë funta në javë. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com