Samsungu thotë se familja e Galaxy S7 është e sigurt

0

samsung

Përmes një deklarate të shkurtër gjiganti Samsung ka thënë se familja e Galaxy S7 është shumë e sigurt, për dallim me problemet e shumta që kishte me Note 7.

“Samsung qëndron prapa kualitetit dhe sigurisë së familjes Galaxy S7. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar të dështimeve të brendshme të baterisë nga më shumë se 10 milionë pajisje që janë duke u përdorur nga konsumatorët në Amerikë, megjithatë ne kemi konfirmuar disa dëmtime të baterisë të shkaktuara nga faktorë të jashtëm. Derisa Samsung është në gjendje të marrë dhe shqyrtojë ndonjë pajisje, është e pamundur të përcaktojmë shkakun e vërtetë të ndonjë incidenti”, thuhet në deklaratën e Samsung, transmeton Koha.net.

Pas dështimit të Note 7 Samsung beson se S7 mund të jetë telefoni i saj më i mirë në treg momentalisht.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com