Samsung prodhon telefonët me radioaktivitetin më të ulët
17:40 | 27 Gusht 2018

Ditëve të sotme telefoni është një prej pajisjeve që na qëndron më afër gjatë 24 orëve.

Herë në xhep, herë në dorë e herë pranë kokës së shtratit ku flemë gjumë, ai është bërë pjesë e pandashme e jetëve tona.

Me këtë përdorim të lartë, shumë mund të pyesin përveç përfitimeve që kemi prej tij, po dëme a ekzistojnë?

Hulumtime janë bërë për të përcaktuar nivelin e radioaktivitetit dhe infografikët e paraqitur tregojnë se cilët telefonët kanë radioaktivitetin më të lartë dhe më të ulët.

Studimi i kryer nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Radioaktiviteti zbulon se Xiaomi Mi A1 është një prej telefonëve me radioaktivitetin më të latë në botë.

Në fakt lista e telefonëve që kanë radionaktivitetin më të lartë mbipopullohet nga Xiaomi, OnePlus, Huawei dhe ZTE me 12 nga 15 telefonët kryesorë.

Kësaj liste nuk i mungon as Apple me dy telefonë, iPhone 7 dhe iPhone 8 në vendet 10 dhe 13 respektivisht për radioaktivitetin më të lartë.

Po telefonët me radioaktivitetin më të ulët?

Po i njëjti studim zbulon se Note 8 ëshë telefoni me radioaktivitetin më të ulët prej 0.17 vat për kilogram.

Në listën e 15 telefonëve me radioaktivitetin më të ulët, 6 prej tyre janë telefonë Samsung.

Alesia Bami