Samsung Notebook Pro 9 i gatshëm për para-porositje

0

Javën e kaluar, në panairin Computex 2017 gjiganti i teknologjisë Samsung ka prezantuar laptopin e ri të avancuar të quajtur Notebook 9 Pro.

Laptopi i ri është në dispozicion në dy madhësi – 13.3 dhe 15-inç, por Samsung gjatë prezantimit nuk ka përmendur fare çmimin dhe se kur do të dalë për shitje, transmeton Koha.net. Krejt papritmas, kompania ka njoftuar se të dy versionet do të dalin për shitje online më 11 qershor në Best By, dhe se ata do të jenë në dispozicion për shitje nëpër dyqane zyrtare nga 26 qershori.

Modeli 13.3-inçësh do të fillojë të shitet me çmim prej 1,099 dollarë, ndërsa modeli 15-inçësh 200 dollarë më shtrenjtë. Të dy modelet vijnë në version me ngjyrë argjendi Titan dhe janë në dispozicion për para-porositje në uebfaqen zyrtare të Samsungut.

Specifikat e Samsung Notebook 9 Pro (2017) janë:

13.3 / 15-inç (1920 x 1080 pikselë) FHD LED ekran të ndjeshëm në prekje

2.70 GHz Intel Core i7 procesor 7500U me grafikën Intel HD 620 (për modelin 13-3-inç) dhe AMD Radeon 540 (për modelin 15-inç)

8 GB DDR4 RAM memorie modeli 13.3-inç dhe 16 GB DDR4 RAM memorie për modelin 15-inç, memorien e brendshme 256 GB SSD, si dhe me portin për kartelën microSD

Sistemin operativ Windows 10 Home

Kamerën (IR) prej 720 pikselë HD

Lapsin e integruar S Pen

Altoparlantët Stereo 5 W x 2, SoundAlive, si dhe Internal Dual Array Digital Music

Lidhjen WiFi 802.11 ac 2×2, Bluetooth 4.1

Dy porte për USB 3.0, një për USB-C, HDMI, HP/Mic, DC-in

Baterinë prej 54 Wh me veçorinë për karikim të shpejtë

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com