Samsung, gati për celularin “radikal” Galaxy S9

0

Para 7 muajsh u prezantua Samsung Galaxy S8 dhe që tani kanë dalë zëra për Galaxy S9.

“Ice Universe” ka publikuar në Twitter se pjesa e pasme e “smartphone”-t të ri do të ndryshojë shumë.

Edhe pse nuk jepen detaje të këtij ndryshimi, “Ice Universe” është një burim i besueshëm pasi edhe në të shkuarën i ka parashikuar saktë ndryshimet e celularëve.

“100% e sigurtë, Galaxy S9 nuk do të ketë njohje me shenjën e gishtit. Pjesa e pasme do të ndryshojë shumë”, postoi në Twitter.

Mendohet se Galaxy S9 do të ketë një kamera të aftë për të xhiruar video “slow motion” fantastike.

Sipas “Tech Radar”, Samsung po punon për një kamera të pasme që mund të xhirojë 1 000 frame/sekond. /tch

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com