Samsung Galaxy S8 vjen në prill të 2017

0

Tani që Samsung më në fund ka përcaktuar arsyet e marrjes flakë të pajisjeve Note 7, po raportohet se Galaxy S8 nuk do të vijë në ngjarjen teknologjike MWC.

Në vend të MWC, Samsung pritet të lansojë pajisje në një ngjarje të posaçme që do të mbahet në Nju Jork gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm.

Supozimisht, kompania ka marrur këtë vendim për të kthyer besimin e konsumatorëve para se të zbuloj një produkt të ri në treg.

Megjithatë, Samsung ende nuk ka bërë zyrtare planet për shfaqjen e Galaxy S8 në Nju Jork. Lajmi vjen nga disa burime të afërta me kompaninë koreano-jugore.

Lansimi i Galaxy S8 në një ngjarje të veçantë poashtu do të mund të tërheq vëmendjen e më shumë konsumatorëve dhe të krijoj një përshtypje të re dhe të ndryshme nga ajo që publiku mund të ketë krijuar për produktet e Samsung pas dështimit të Note 7.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com