SAMSUNG GALAXY S6 PARASHIKOHET TË JETË MË EFIKAS

0

Sipas SamMobile, gjiganti i teknologjisë koreane është duke punuar për Galaxy S6.

20141106162642665620

Nën projektin e koduar të quajtur “Project Zero” i cili ka si qëllim të sjellë smartfonin Galaxy më të mirë të të gjitha kohërave.
Edhe pse madhësia e ekranit nuk është përmendur thuhet se ky smartfon do të ketë një ekran Quad HD ashtu si Note 4. Një ngjashmëri tjetër mes këtyre dy pajisjeve do të jetë sensori i kamerës IMX240 i cili mund të shoqërohet nga një lente 16MP ose 20MP, ndërkohë që kamera e përparme pritet të jetë 5MP. Sa i përket hapësirës së magazinimit, S6 do të vijë në versionin 32GB, 64GB dhe 128GB.

Raporti nuk përmend sasinë e RAM-it që do të ketë. Pritet që pajisja të punojë me procesorin Exynos 7420 octa-core ose me Qualcomm Snapdragon 810.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Galaxy S6 parashikohet të jetë më efikas kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e baterisë dhe gjithashtu më i shpejtë. Duke qenë se është akoma në fazat fillestare të ndërtimit, akoma nuk është zbuluar ndonjë foto e tij. Mendohet se Galaxy S6 do të lançohet në fundin e muajit shkurt ose në fillimin e muajit mars të vitit që vjen. (PCWorld Albanian)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com