Samsung Galaxy S6 Edge mund të ketë ekran të lakuar në të dyja anët

0

Vitin e kaluar, Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy Note Edge. Për ata që nuk e dinë, ai është një telefon inteligjent ku njëra anë e ekranit të tij është e lakuar. Kjo anë shërben si një ekran i dytë dhe mund të përdoret për të shfaqur informacione të ndryshem, butonat e menusë etj.

samsung5-700x330Tani flitet se Samsung do të krijojë një tjetër pajisje të ngjashme, në formën e Galaxy S Edge. Ndryshe nga Galaxy Note Edge, telefoni S Edge thuhet se do të ketë dy ekrane të lakuar, një në secilën anë.

Madje është zbuluar edhe një patentë që Samsung ka marrë për krijimin e këtij telefoni.

Siç mund të shihni në diagramin e mëposhtëm, shfaqet një pajisje ku të dyja anët e telefonit janë të lakuara. Të dyja anët mund të shërbejnë si një ekran i dytë dhe mund të shfaqin informacione të ndryshme, butonat e menusë, aplikacionin e kamerës, butonat për kontrollin e muzikës etj.

Meqë kjo është thjesht një patentë, nuk mund të thuhet me siguri që Samsung do ta bëjë atë realitet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com