Samsung Galaxy Note 8 ka probleme me baterinë

0

Pas incidentit që Samsung kishte me modelin Note 7, të gjithë janë përqendruar në modelin e prezantuar këtë vit, Note 8.

Edhe pse modeli doli të jetë i shkëlqyeshëm, disa muaj pas shitjes është paraqitur një problem.

Natyrisht, në çdo model të secilit prodhues mund të paraqiten probleme, por Note ka problem me bateri. Kësaj radhe problemi nuk është aq i rrezikshëm për përdoruesit sikurse ai që pati Note 7, transmeton KP.

Në fakt, disa përdorues paraqitën problemin e zbrazjes së baterisë dhe pas kyçjes pajisja nuk mbushet më.

Problemi është paraqitur nga përdoruesit nga Amerika. Ende është e panjohur nëse problemi është paraqitur edhe në tregje tjera.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com