Samsung Galaxy A3 dhe A5 së shpejti edhe në Evropë

0

Pas daljes në tregun indian të Galaxy A3 dhe A5 dy ditë më parë, tani e ka radhën tregu evropian. Klientët në Evropë, të cilët kanë pritur për një pajisje premium nga Samsung, mund të gëzohen pasi gjiganti koreano-jugor do të ofrojë telefonat inteligjentë Galaxy A5 dhe Galaxy A3 edhe në tregun evropian.

samsungSamsung nuk i ka konfirmuar publikisht planet e saj për nxjerrjen e pajisjeve edhe në tregun evropian, megjithatë, versionet evropiane të Galaxy A5 dhe Galaxy A3 janë shfaqur në internet. Kjo tregon se ardhja e tyre është e afërt.

Karakteristikat e pajisjeve nuk do të jenë të ndryshme nga ata të pjesës së tjetër të botës, që do të thotë se Galaxy A3 do të ketë ekran 4.5 inç qHD Super AMOLED, procesorin Snapdragon 410 me shpejtësi 1.2 GHz, 1.5 GB RAM dhe 16 GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Galaxy A5 ka 2GB RAM dhe bateria e tij është me kapacitet 2300mAh, Ai përmban edhe ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë. Një kamera e pasme 13 megapikselë gjendet gjithashtu tek Galaxy A5, ndërsa tek Galaxy A3 kamera e pasme është 8 megapikselë. /krokodili.al/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com