Salihu: Uron të gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Bajramit
15:59 | 14 Qershor 2018

Të nderuar qytetar të Komunës së Bujanocit,respektivisht të dashur besimtar të besimit islam. Sot po përfundon muaji i sakrificës,muaji i mëshirës,muaji i solidarizimit,vlera këto për të cilat uroj dhe lutem të kenë vazhdimësi. Përcolla me vëmendje aktivitetet humanitare të Organizatave dhe individëve gjat këtij muaji,aktivitete të cilat më bëjnë të ndihem krenar që i përkas këtij vendi të bekuar. Nesër është festa e Fitër Bajramit,festë kjo e cila bashkon familjen,farefisin dhe komunitetin në përgjithësi. Prandaj,me respekt e dashuri ju uroj festën e Bajramit. Uroj mbarësi,për gjithë juve. Zoti e bekoftë këtë vend,Zoti i bekoftë qytetarët e këtij vendi. Me respekt Adnan Salihu-kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Edlira Rukaj