Salihu: Është bërë pagesa për subvensionimin e 33 vendeve të reja të punës

0

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka lëshuar mjetet për 25 firmat private të cilët më 8 maj kanë nënshkruar kontratat për të punësuar punëtorë të rinjë në firmat e tyre.

dru-bujanovac

Të lartpërmendurit për punëtorët e punësaur të hollat mund ti marrin nëpër xhirollogarit e tyre, tha për televizionin Bujanoci Sali Salihu, bashkpunëtorë profesional pranë zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc. Salihu tha se, kontratat janë nënshkruar me 31 firma për 33 punëtorë të rinjë prej tyre 25 firma i kan plotësuar të gjitha dokumentet, pritet që deri më 1 qershor dokumentet ti plotsojn edhe 6 firmat e mbetura dhe buxheti ti lëshoj të hollat në kontot e tyre. Bashkpunëtorë profesional pranë zyrës për zhvillim ekonomik Lokal në Bujanoc, Salihu me këtë rast apelon te firmat të cilat ende nuk i kanë kompletu dokumentet, ta kryjnë këtë obligim sa më parë dhe të përfundoj ky projek i rëndësishëm. Afati për dorzimin e dukumenteve është deri më 1 qershorë. Programi për subvencionimin e hapjeve të vendeve të reja të punës në sektorin privat, ka vlenrën 5 milion dinarë, këto të holla janë dedikuar për 33 punëtorë që kanë lidhë kontratën për 12 muaj e që për një person ndahen 150 mijë dinarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com