Salihi: Zyra për zhvillim ekonomik lokal ofron informacione dhe ndihmë teknike prë konkursin e Trupit koordinues

0

Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dje ka hapur konkursin për subvencionimin e subjekteve ekonomike në sektorin privat. Përmes konkursit në të cilin e zbaton Trupin Kordinues ndahen mjete të përgjithshme prej 48 miljon e 242 mijë dinarë, nga kjo shumë mbi 20 miljon janë ndahen për komunë e Bujanocit.

Sali-Salihi

Nga zyra për zhvillim ekonomik lokal njoftohen të gjithë të interesuarit e sektorit privat, që të aplikojnë, dhe të lajmrohen në zyrë për zhvillim ekonomik lokal për më shumë informacione dhe për ndihmë teknike, njofton Sali Salihi bashkëpunëtorë profesional. Salihi potencoi se konkursi është shpallur për ndërmarjet e vogla, ndërmarsit dhe koopërtivat, si qëllim ka financimin në mjete të makinerisë, që ka si qëllimim rritjen e prodhimit dhe rritjen e numrit të punëtorve. Nga shuma e përgjithshme rprej 48 miljon e 242 mijë dinarë. 18 miljon e 90 mijë dinar do t’i përfitojnë ndërmarrjet e Komunës së Preshevës, e Bujanocit 20 miljon e 502 mijë dinarë dhe Medvegjës 9 miljon e 648 mijë dinarë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 korriku i këtij viti.Të gjithë dokumentet dorzohen në shërbimin e Trupit Koordinues për Preshevë ,Bujanoc dhe Medvegjë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com