Salihi: Pushteti lokal stimulon të rinjtë me hapjen e vendeve të reja të punës

0

Të premten e kaluar 99 familje të komunës së Bujanocit kanë nënshkruar kontrata për punësim në ndërmarrjet publike, institucionet arsimore si dhe në bizneset private. Që nga dita e djeshme nëpër bizneset e vogla dhe të mesme kanë filluar punën të punësuarit në sektorin privat tha bashkëpunëtori profesional nga zyra për zhvillim ekonomik lokal Sali Salihu.

Caki

Në konkursin mbi ndarjen e subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2015 përfitues të grandeve janë 31 biznese të mesme dhe të vogla ndërsa kandidat janë 33 të punësuar në sektorin privat tha Sali Salihu. Rtb sot ka vizituar shumicën e kompanive private nënshkruese të projekti për të mësuar më shumë në lidhje me këtë përvojë. Disa nga të punësuarit thonë se, kjo përvojë e punës ju ka ndihmuar shumë sepse ata në këtë mënyrë do të fitojnë edhe përvojë por edhe do ti dali në ndihmë familjeve të tyre me mjete finansiare. Në kompaninë Morava Komerc në Lluçan e cila ka punësuar një punëtor falënderon pushtetin lokal që i ka mundësuar të hap një vend të ri të punës dhe në të ardhmen sipas Daut Fejzullahut pretendon të zgjeroj biznesin e pse jo edhe të punësoj më shumë se një punëtor. Komuna e Bujanocit çdo vit realizon edhe programin e praktikës profesionale për të rinjtë e komunës sonë. Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale nëpër 17 ndërmarrje publike të komunës sonë dhe institucionet arsimore. Deri më 1 qershor të gjitha ndërmarrjet kanë për detyrë që për 59 praktikant të bëjnë selektimin e praktikantëve varësisht nga profesionet tha Sali Salihu. 99 vende të reja pune për të rinjtë e komunës së Bujanocit le të jetë një stimulim për të rinjtë që të mos braktisin vendlindjes pasi që edhe këtu ka perspektivë. Është e mirë sepse kjo do t’u ndihmoj shumë duke parë edhe papunësinë dhe krizën ekonomike përfundoi Sali Salihu bashkëpuntor profesional pranë zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com