Salah në Real Madrid?-Owen befason me këtë deklaratë
15:29 | 17 Maj 2018

​Për Owenin është normale që Reali interesohet për Salahun, por beson se egjiptiani do të qëndrojë në “Anfield”.

Michael Owen mendon se Mohamed Salah do të qëndrojë në Liverpool dhe të ndihmojë ekipin e Juyrgen Klopp për të shkruar histori.

Salah ka fituar gjitha çmimet e mundshme individuale në Angli, ka thyer rekorde historike dhe ka shënuar 44 gola në 51 ndeshje që në sezonin debutues me Liverpoolin, duke zgjuar interesimin e Real Madridit.

“Reali me çdo kusht e do Salahun në Madrid? Më duket normale që Real Madridi të interesohet për më të mirët e botës”, u shpreh Owen.

“Por, nuk mendoj se Salah do të largohet. Më duket se Salah është shumë i lumtur në Liverpool”, shtoi ai.

“Salah ka pasur një sezon të madh dhe do të jetë shumë i rëndësishme në vitet emocionuese që do të vijnë”, theksoi mes tjerash Owen, i cili mendon se Liverpooli po rikthehet për të dominuar dhe për t’i dhënë fund pritjes 28 vjeçare në Angli.

Aurela Hoxha
S