Sadriu Halimit: Nëse qeveria e Sërbisë nuk po i përmbush të drejtat e shqiptarëve, përse po qëndroni akoma aty?

0

Kujtim Sadriu, koordinatori i PLD (Partisë Liberal Demokratike) në Luginë të Preshevës, në debatin e organizuar nga PVD me rastin e përvjetorit të mbajtjes së Referendumit të 1 dhe 2 marsit të Vitit 1992, e ka lexuar një letër përmes të cilës iu ka drejtuar kryetarit të PVD-së Riza Halimit njëherit deputet në parlamentin e Sërbisë. Sadiru në elaborrimin e tij ndër të tjerash ka thënë se, ky debat nuk është asgjë tjetër pëprveç se provokim i situatës që krijon përçarjen mes nacionalitetve, dhe mban të tensionur Preshevën që të jenë prezente forca të shumta të sigursi, që mos të lëvizin qytetarët lirshëm, si dhe ka kërkuar nga Halimi që të jap dorëheqje nga posti i deputetit.

11005789_906193609411908_9626167_n“Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuara media, të nderuar deputetë Fillimisht Ju përgëzoj për këtë iniciativë shumë të qëlluar, por të vonuar dhe plotësisht të dështuar! Unë isha vetëm 12 vjeç, kur është mbajtur Referendumi, meqë tani kanë kaluar 25 vite, nga ky Referendum, nuk mbaj asgjë në mend për vetëm se premtime, gënjeshtra ndërsa nga ana e lidershipit në Luginë përfitime dhe poste më të larta në Republikën e Serbisë. I nderuari i ashtuquajturi deputet, Ju, në vitin 2001 në luftën e UÇPMB-së, ishit kryetar i komunës, pse ju nuk veshët uniformën dhe të jeni komandat i përgjithshëm i UÇPMB-së dhe të thoni se ne luftojmë në bazë të Referendumit 1992, por ju bëtë Platforma që i shkojnë për shtati Çoviqit duke shkelur verdiktin e popullit. Ju, pikërisht, JU, i nderuari deputet, a jeni ju ai lider se përgjatë 25 viteve keni pasur poste në shumë organet lokale e qendrore në Republikën e Serbisë, duke mos refuzuar parat e Serbisë, përgjatë 25 viteve keni pru mbi 100 konkluzione, marrëveshje dhe duke mos u bazuar ne referendum, por duke u bazuar aty ku mund te manipuloni qe te përfitoni sa ma shume. I nderuari deputet, a jeni ju ai lider ku shkelet Referendumin dhe dhe dolët me një Konkluzion te ri, duke kërkuar reciprocitet me Serbet e veriu, ku Ju, pikërisht Ju, përderisa serbët bojkotonin institucionet e Kosovës, ju turreshit për tu bërë deputet me paramilitaret e Kurshumlisë. I nderuari deputet, ky debat nuk ka pasur nevojë për ne qytetarët, pasi që Ti je lider, ke postin e deputeti dhe duhesh të debatosh me ithtarët e tu në Beograd për zgjidhjen e problemeve. I nderuari deputet në shumë deklarime udhëheqësit e PVD-së kanë thënë se po u lëkundën kufijtë e Serbisë unike, do të kërkojmë bashkim me Kosovën, por kjo nuk ndodhi. I nderuari deputet, pasi që Ju krenoheni në Referendumin e dështuar, pse në Parlament, rajonin tonë e quani Serbi jugore, e nuk e quani Krahina e Preshevës, e në Shqipëri quani Kosovë Lindore, e pse te ndërkombëtarët quani Luginë e Preshevës! Pse? I nderuari deputet, këto far debate nuk janë asgjë tjetër përveç se edhe një mashtrim ndaj qytetarëve për të mëkëmbur partinë Tuaj të dështuar. Kjo iniciativë nuk është asgjë tjetër përveç se provokim i situatës qe krijon përçarjen mes nacionaliteti Shqiptar dhe serb, dhe mbaj te tensionuar Preshevën, që te mos ketë qetësi. Por, kjo nuk me çudit se detyrat e Juaja janë te caktuara në këtë mënyrë. I nderuari deputet, Ju si intelektual, si një deputet i gjithë qytetarëve në Serbi, duhet të kontribuoni, në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike, në përmirësimin e gjendjes ekonomike, politike, sociale. Ngase bota demokratike, Bashkimi Europian, nuk mbështet këso ide të dështuara, të manipuluara dhe ekstremiste. I nderuari deputet, ky është qëllimi dhe porosia e debati Tuaj, përçaj e sundo. Për fund kam vetëm një pyetje? A jeni ju ai lider, pasi që po krenoni, që nga ky moment të lini postin e deputeti, ti bojkotojmë gjitha institucionet e Serbisë për të jetësuar Referendumin? Por, Ju nuk e bëni një gjë të tillë, pasi që jeni të lidhur me Serbinë, fizikisht, juridikisht, shpirtërisht, financiarisht dhe nuk keni guxim të bëni atë që po kërkoj. Rastin e keni ta tregoni veten. Ja sot, ja kurrë!” tha në fjalimin e tij Kujtim Sadriut nga Presheva./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com