Sabri Fejzullahu bëhet nostalgjik për Ibrahim Rugovën, shkruan fjalë të mëdha për të
15:25 | 19 Shkurt 2019

Këngëtari Sabri Fejzullahu duket se është bërë nostalgjik për kohën e shkuar, atë kur qëndronte përkrah  ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova, shkruan lajmi.net.

Këtë la të kuptohet pasi në llogarinë e tij në Instagram e ka ndarë me ndjekësit një foto bashkë me tashmë të ndjerin dhe i ka shkruar disa fjalë të mëdha për të.

“Presidenti im. Presidenti Historik i popullit Shqiptare qe kurr nuk do te vdes.Miku im i diteve Studentore”, ka shkruar ai pranë fotos./Lajmi.net/

Alesia Bami