Sa shumë shqiptarë në listën e Zvicrës për Play-Offin për Kupën e Botës

0

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e play offit për kualifikimin në Kupën e Botës.

‘Helvetikët’ do të kërkojnë një vend në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ përmes play offit, dhe për kundërshtar do të kenë Irlandën e Veriut.

Trajneri Petkovic, sot ka shpallur listën me lojtarët që ka ftuar për këto dy përballje.

Është për të befasuar prezenca e Valon Behramit, që së fundi ka pësuar një lëndim te skuadra e tij, Udinese në Serie A.

Futbollistët tjerë shqiptarë të ftuar nga Petkovic janë: Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com