Sa shumë përngjajnë! Studentja nga Irlanda takon “binjaken” e saj online (Foto/Video)

0

Sa shumë përngjajnë! Studentja nga Irlanda takon “binjaken” e saj online (Foto/Video)

Në muajt e fundit është bërë trend që njerëzit të zbulojnë njerëzit që përngjajnë shumë ndërmjet vete: dy djem me mjekër u takuan rastësisht në një aeroplan, dy vajza që u takuan rastësisht gjatë studimeve në Gjermani.
Dhe tani kemi edhe një rast të tillë. Kemi Sara nga Suedia dhe Shannon, studente nga Irlanda – dy vajza nga vende të ndryshme të cilat zbuluan ngjashmërinë e tyre, pasi ato postuan profilet e tyre në rrjetin “Të huajt binjakë”, transmeton Telegrafi.

Kështu ato ishin veshur njëjtë, duke bërë edhe një “makeup” dhe stil të njëjtë të flokëve.

“Miqtë e mi në fakt mendonin se në fotografinë e Shannon isha unë”, ka thënë Sara, kur përshkruan momentin kur ajo zbuloi “binjaken” e saj.

Pasi ato ishin lidhur në internet, Sara udhëtoi për në Dublin për të takuar Shannon personalisht.

“I dhashë asaj një përqafim dhe pastaj ne vetëm qëndronim duke menduar ‘O Zot im, kjo është aq e çuditshme'”, ka rrëfyer Shannon.

“Hundët tona, sytë tanë… ne kemi veshët e njëjtë … buzët, shprehjet, buzëqeshjen… kjo është vërtetë e çuditshme”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »