Sa kontribuam ne për Kosovën e Shqipërien, dhe sa kontribuan ato për ne? (Video)

0

Autori Sadik Sadiku ka ruajtur me kujdes shifrat dhe ndihmat se sa kan kontribuar qytetarët e Luginës për Kosovën e Shqipërien, dhe sa kontribuan dy shtetet amë për qytetarët e Luginës.

”Si sot katër vite më parë”më 11 janar 2014 z,Rama z, Thaçi në Prizren!
1-.Një ngjarje ecila kishte irituar pa masë tërë banorët e Luginës,së Preshevës!
Ndarja e 100 mijë euro nga dy shtetet tona për Preshevën e zbehin takimin,
2-.Reagimet dhe shqetësimet e veprimëtarve dhe qytetarve Preshevar!
3-.Kërkesa e Rahovicasëve në postimin e Kryeministrit z Edi Rama
më datë,08 janar 2014!
.
4-.Mirasheca e Rahovicës ende mbetet vendi ideal për ndërtimin e një qendre spitalore për shërimin e mushkërive!
.
5-..Në mugesë të një spitali regjional të kësaj krahinë qytetarët e këtyre tri komunave po detyrohen që të smuarit e tyre ti vizitojn në shum qendra tjera spitalori në Serbi dhe në shtete tjera.
!Beograd,Nish,Leskoc,Sudulicë,Vrajë,Kumanovë,Shkup.Gjilan,Prishtinë, Tiranë,madje për raste më të rënda edhe në Bugari e Turqi e tje.!
E,për të gjitha këto vizita Luginasit,pa llogaritu dorën e zyez të ryshfetit shpenzojnë afër 6,ooo,ooo, miljon euro në vit!
.

Shkruan: Sadik Sadiku

Shkruan: Sadik Sadiku

Mbaj mend kur më 11 janar 2014-të, ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit mbledhja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ecila ishte vlerësuar historike.

Z,Rama dhe z,Thaçi shumë mirë bën që atëherë u takuan në Prizrenin historik.
Shkëlqyeshëm që firmosën shumë marrëveshje.

Dy marrëveshjet të cilat u miratuan për Luginën e Preshevës ishin këto:
1-Propozim për bashkëfinancim e ndërtimit dhe financimin e pajisjeve mjekësore të maternitetin në Preshevës
2-Miratimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin regjional të Luginës se Preshevës

Mbaj mend kur z Edi Rama në fjalën e tij :
Ne i kemi dhënë sot formë përfundimtare një angazhimi të marrë, një zotimi që ka qenë i përbashkët për të asistuar dhe finalizuar përpjekjen për të ndërtuar maternitetin si domosdoshmëri por njëkohësisht edhe një gjest sa simbolik aq edhe i nevojshëm, për të krijuar kushtet që fëmijët në atë Luginë të lindin normalisht, pa krijuar detyrimin për nënat e reja që të marrin dhjetëra kilometra për një shërbim që nuk është vetëm i një dite, por në vazhdimësi.
…Fondi që ne do të dedikojmë lidhur me maternitetin është mbulimi i të gjitha nevojave për pajisjen e maternitetit të Preshevës, ashtu sikundër kur flasim për fondin zhvillimor, ai do të jetë një fond i hapur ku jo vetëm qeveritë, por sipërmarrje, individë do të mund të kapin kontributin e tyre për fondin humanitar, për tu ardhur në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona në Luginë..

Fakeqësisht kjo ëndërr mbeti vëtëm si ëndërr për nënat me lindje jo normale ato prap se prap po detyrohen të kapin rrugë drejt klinikave tjera të maternitetit në Vraje apo dku tjtër,
..Ne që jetojmë këtu në Preshevë nga kjo nuk shohim se është bërë do një përparim i dukshëm nga e kaluara për të mirën e qytetarit Preshevar.
Përveq një dukuri e përditëshme që shihet,dhe është evidente.
Për dallim nga e kaluara këto katër vitet e fundit shpërgulja dhe ikja e të rinjve është dukshëm më e madhe se para kater viteve!,..
Se ku qëndron problemi për këte, përgjigja u takon vetëm atyre të qe po ikin nga vendbanimet e tyre!
….
-Mbaj mend edhe fjalën e Presidentit aktual të Kosovës z Hashim Thaçi icili para katër viteve në këtë takim pat thënë:
Themelimi i fondit për Preshevën është një çështje humanitare.
Është në përputhshmëri me të drejtën ligjore të dy vendeve tona.
Jemi në konsultime të vazhdueshme edhe me lidershipin e shqiptarëve në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc
Ne do jemi afër qytetarëve në Preshevë për afirmimin e drejtave të tyre kombëtare dhe demokratike.
-Ky fjalim i atèherëshëm ishte vetëm një premtim i kot,dhe doli si marketing politik i Presidentit Thaçi që ai do të jetë gjithëherë afër qytetarit Preshevar!
,Jo deri sa Presidenti Thaçi nuk e shtërngon dhëmbet e tij,si bëri më parë Edi Rama icili pat vizitu dy herë Preshevë,ndaj duhet ta ngjek kete rrugë për të qen më afër qytetarit të Preshevar!
Presidenti ,Thaçi dhe kryeministri Haradinaj duhe që të vin këtu ta vizitojn Preshevën e madje më let do tu letësohet rrugëtimi për ta vizitu edhe Mitrovicën e veriut.
..
Madje më kujtohet mirë, kur dy kryeministrat z,Thaçi dhe z,Rama, patën dhurua 100.000 Euro ”para kesh”se në çfarë forme ato erdhën a nuk erdhën pë nuk dihet?,ndoshta dukujt në dorë u dhan,apo në zarf të mbyllyr,sido qoft ato ishin të dedikuar në adresën e ndërtimit te maternitetit në Preshevë !

Sigurisht se kjo ngjarje shum kujt i kujtohet?
Kur në vazhdim të fjalës së z Edi Rama dhe Presidentit aktual të Kosovës z Hashim Thaçi që dytë me një buzëqeshje shumë të thellë u pronuncuan për at namin e madh që ata e kshin bër për Preshevën dhe thënë troç se:
.
Ne dy burrat e dy Shteteteve Shqipëri,dhe Kosovë sot jemi gritur dhe kemi akorduar bashkërisht një shumë prej 100 mijë euro për ndërtimin e një maternitetit në Preshevë, dhe than se kjo nuk është një shumë e vendosur aty rastësisht, por do të mbulojë të gjitha shpenzimet e parashikuara në bazë të një analize të thellë që është bërë nga dy ministritë tona shtetënore të shëndetësisë, për nevojat që do ta fusin në funksionim të plotë dhe afatgjatë maternitetin e Preshevës!
Po pra: po fatkeqësisht manternitet nuk po funkcionon ashtu si është parapare,pse përgjigjja u takon atyre që kan investua në te!

Po çfarë ishin reagimet e qytetarëve Preshevar për këtë gjest aq të madh voliminoz,human,njerzor e mbi të gjitha vëllazëror ku për Nënat Preshevare u ngritën dy shtete Shqipri-Kosovë,dhe alarmuan tërë shtetet e Europës për ndërtimin e një kasolle të maternitetit prej vetëm:
500 m2 dhe për të cilë u ndan para shum të mëdha prej 100 miiiiijë Euroo000 dhe prap nënat dhe motrat tona i lindin femit e tyre ne vrajë!
.
REAGIMET DHE SHQETËSIMET E VEPRIMTARËVE,DHE QYTETARËVE PRESHEVAR!
He, për dreç në këtë moment më kujtua raegimi i parë kur më erdhi nga 3 bashkëveprimtar,të aksioneve për grumbullimin e mjeteve financiare për Kosovën.!
Ata ishin Kadriu nga Rainca,dhe Suati nga Rahovica që dytë tanime nuk jan në mesin tonë Lavdi për veprimtarinë e tyre të cilët ishin aktivista shumë të dalluar në Zvicërr në shumë që u zhvilloheshin në mergatën shqiptare si aj 3%shit, aksioni ”Vendlindja thërret”,dhe asionit ”Zëri Atdheut”ky i treti ishte Jahiu nga fshati Gerë aktivist në aksionin ”Familja ndihmon Familjen”icili

Në Këto çaste të shkruaj për këtë rast ndoshta ky shkrim vlersohet si njënaivitet i imi,por unë du të jem shum i sinqert që ta paraqes ngjarjen fill ashtu si e përjetova,kur këta tre aktivista ishin të shqetësuar aq shumë me vendimet e dy qeverive që ndan vetëm 100 mi euro për Preshevën,ndaj këta me ngurrim të madh në prezën e grusë më vursulën me një mori pytjesh sikur të jem unë sebepi i gjithë asaj paknaqësie të tyre!
.
Miku Jahiu:
A, mor Sadik ti bare e di,dhe i ki të gjitha shenimet e sakta të ndihmave të dikurshme për Kosovën, a të kujtohet more ty nga kjo anë me sa nhdihma i kemi ndihmuar Kosovarve!?
Ja kthev:
Po more si jo,kur të duash eja dhe ti tregoj!
Sa di unë nga këto dy komuna gjatë vetëm në vitet 89-92gjegjsisht prej ngunjimit të minatorëve në minirat e Kosovës nga Presheva dhe Bujanoci për në Kosovë kemi dërgu mbi 700 tonelata vetëm miell,pa i llogaritur zarzavatet tjera ushqimore,vaj,sheqer,makarona,mjete higjienike e veshmbathje e shum sende tjera, këte edin të gjith,e mësë miri edi populli se sa ka dhënë,dhe edin ata tëcilët e kan shpërndar,dëshmit jonë dhe dëshmitarët flasin më shum për këto si nga Presheva ashtu edhe nga Kosova.
E,për dreq shum prej tyre ikisha në mendje”dhe u thash ket edin,si,Aziz Abrashi,Burhan Kavaja,Milaim Kadriu, Dr Bajram Rexhepi,Dr Jetish Bajrami,Selatin Fazliu,Hamdi Gërvalla, Milaim Kadriu,Ridvan Jusufi e shum e shumë të tjerë,

Ju thash,:Unë mbaj mend qysh në muajin gusht te vitit 89 kur forcat policore Jugosllave uzurpuan Radiotelivizionin e Prishtinës.
,Atëher në mënyr spontana popullate e ktushme për lirimin e emisioni në gjuhën shqipe nën drejtimin e drejtorit të bordit të atëhershëm z Agim Malan nga kjo anë ishin dërgu afër 500 mi… marka,Franga e tje.
..
Kadriu : E mor Sadik,në aksionin e tre përqindshit për qeverin e Bukoshit në ekzil,jam i sigurtë se afër 10 miljon marka e franga vetem prej mergimtarë tanë nga këto dy komuna Preshevë Bujanoc,kimi pas derdh në kët fond,këto miirë di Bujar Bukoshi,Isa Mustafae Hafiz Gagica, e shum të tjerë,
E, sa i përket aksionit ”Vendlidja Thërret jam i sigurt se eshtë dy fish më i madh se 3%shi,dhe për këto jam i sigurt edin shum ma mire edhe vet Hashim Thaçi e shum të tjerë,si Kadri Veseli,ali Ameti,Ibrahim Kelmende etj.
.
Jahiu: po,qysh more këta të mjerë harruan që afër 1.000 familje Kosovare ishin të lidhura në aksionin ”familja ndihmon familjen” 500 familje kan qen me formular të nëshkrara familjet mes veti, e që rreshtë dy vite të plota e më shumë për çdo muaj u çojshim nga 200 marka Gjermane!?
për një muaj familjet preshevare tubojshin 200 mi marka per tja dergu familjeve ne Kosove, kur keto i llogaritim per dy vite, kjo i bje 24 x 200.000= 4,800.000.oo Dm.
..
Unë:Them si more këta burreca harruan pritjet,dhe përcjelljet e dhjetra mij njerzëve të dëbuara nga kosova e që mbi 500 familje nga këta i kishim strehu ne familjet tona,ku ato qendruan 3-4 muaj,dhe ua sigurum të gjitha kushtet e qendrimit këtu tek ne!?

Unë:e dij edhe sa mjete grumbulluam për aksionin ndihma për Drenicën!?
ishin ato diku mbi 500 mi marka!
Kto e din edhe kryetari i këshillit të emergjencës Selatin Novosella,Jak Mita,Don Lush Gjergji ,Dibran Bajraktari, Rifat Bejta ,Ridvan Jusufi,Haxhi Dërvishi,
KOMANDANT Rdvan Qazimi tje.

Mbaj mend edhe vendimin e qeveris se Kosoves per ”aplikimin e rexhimit te vizave kufitare kur shqiptarëve te kësaj krahine i kushtoj aq shtrejt sa qe dy vit rresht u plaçkiteshin per çdo muj nga 60 euro për mbri ma shpejt kotën e 5 miljonshit, këte edin mëse miri organet zyrtare doganore të Kosovës ata i kan shenimet ma të sakta se ne!

Më kujtohet edhe kjo: kur vetm në një ditë xhumaje në të gjitha xhamit e Luginës u zhvillu nje aksion për katstrofën e Gërdecit në Shqipëri aty ishin tubu bukur shum mjete se sa saktësisht nuk edi sepse tjeter kush ishte u merrte me to,jo zyrtasht mësoj se diku ma shum se sa 100 mishi i dy Qeverive qe ndan për Preshevën!
..
.O,Po bre mik po, idij të gjitha këto,bile edhe shum e shumë tjera e që jan edhe shuumë ma të mëdha se këto!
.
Po ishalla Zoti nuk na çon mundin kot për gjitha ato që i kemi bër,por një kurr mose harroni se tëgjitha këto e ato,jan te keti populli ,dhe ky popull i dha edhe bijtë më të mirë për Kosovën,ni paçin harru këta Kosova si HARRON
Ne kemi bër vetëm argatin e saj aq sa kemi mundër të bëjmë, karshi asaj çka është dasht të bëjmë ecila fatkeqësisht akoma po na mungon!
!
Por jo e keçja nuk mbulohet aq let,fjalët bahen posht e lartë, muhabeti zgjerohet,
.
Sjellim reagimet e institucioneve politike të Luginës

Liderët e Preshevës: 100 mijë euro
janë pak, Serbia jep më shumë
PRIZREN – Liderët e Luginës së Preshevës shprehen të pakënaqur me 100 mijë eurot e dhëna nga dy qeveritë shqiptare; ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për maternitetin e Preshevës. “100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për zhileta (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptarë nga Lugina në Prishtinë e Tiranë, të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk iu është hapur universitet në Preshevë?!..
”, kanë deklaruar sot dy liderët nga Presheva dhe Bujanoca, Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së bashkë me Jonuz Mysliun, kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.
…………..
Reagimi nga:Fondi i Kosava Lidore në Zvicër.

FONDACIONI FKL, 500 MIJË EURO PËR PRESHEVËN
Siç ishte pritur Hashim Thaçi dhe Edi Rama sot kanë ndarë vetëm nga 50 mijë euro për Luginën e Preshevës. Por një fondacion mërgimtaresh në Zvicër është më i fortë se qeveria e Thaçit dhe Ramës. Këto të fundit vetëm 100 mijë për Preshevën, ndërsa Fondacioni humanitar për Kosovën Lindore me seli në Zyrih duket më i fortë se dy qeveritë, deri tani mbi 500 mijë euro për ndërtimin e mbi 100 shtëpive të të varfërve për të penguar spastrimet etnike.
….
Reagim nga (Bashkimi Demokratik i Luginës)

Edhe dr.Skënder Destani, nënkryetar i komunës së Preshevës, i tha agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” se “mospjesëmarrja në këtë seancë e liderëve nga Lugina e Preshevës në mbledhjen e Prizrenit është e pakuptimtë aq më tepër kur debatohet edhe për viset tona..”
“Nga konferenca e përbashkët e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës në Prizren nuk presim kushedi çfarë. Mospjesëmarrja e përfaqësuesve tanë duket thjesht se ky takim më tepër bëhet për marketing”, ka shtuar dr.Destani.
…….
(Reagimi nga Këshilli Nacional Shqiptar i Luginës)

BEOGRADI, 45 MILIONË EURO PËR SERBËT E KOSOVËS
“Qeveria e Tiranës dhe ajo e Pishtinës po përpiqen të bëjnë diçka për Luginën, por janë pak të vonuar, meqe serbët e Veriut ndihmohen menjëherë pas lufte sa nga qeveria e Kosovës po aq edhe nga qeveria serbe, kurse Lugina është harruar krejtësisht. Qeveria e Beogradit për serbët e Veriut ndan 45 milionë euro, ndërsa shtetet tona, pra dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës deri sot nuk kanë bërë asgjë. Nëse jepen 100 mijë euro për Luginën ajo shumë është simbolike dhe janë paratë tona, që i takojnë popullatës, dmth Prishtina me këtë do të lante borxhin”, ka pohuar Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së.
.

Shqetësimet dhe Reagimet e të tjerve,
.
Njenji thot:100 mije euro per Presheven ishte nje fyerje vëllazërore!
tjetri thot, kjo ishte nje turp, e ma shumë se nje skandal shtetror!.
Dikush më tha jam i sigurt se këtyre ju ka kushtuar me shume fatura e hotelit!, Sali Berisha Serbëve të Graçanicës u pat dhën 400,mi Euro
Qeveria e Beogradi për Serbët e veriut të Kosovës 45.miljon euro
Ndarja e 100 mijë eurot nga dy shtetet tona për Preshevën e zbehin takimin, kur dihet se sa fonde tjera ndan Serbia për enkllavat pakicën serbe në Kosovë,

Sdik Sadiku: keto 100 mi euro ishin ma shum therrime që ua hedhin si lëmoshë atyre njerëzve të cilët janë nën zaptim, nën terror policor, të privuar nga cdo mbështetje shtetërore ndaj te cileve po bëhët gjithcka për t’ua mërzitur mbijetesën në këto anë duke na imponuar më let shpernguljen,dhe ikjen nga vatrat tona shekullore dhe të stërgjyshrive tanë!
Turp dhe bashkefajesi e spastrimit etnik!

Ishin këto disa nga reagimet,dhe shqetësimet e qytetarve tPreshevas rreth këti takimi dhe të atyre muhabetetev të asaj kohe icili u avullua shum shpejtë dhe humbën të gjitha fjalët dhe muhabetet e ati fsharë fondi për Preshevën!
Andaj pa jetësimin e ideve të qeverivedhe këkesava të Preshevasëve, ky takimi i dy qeverive do mbetet vetëm një darkë me vëllezërit me Preshevart ecila shum gjatë do të mbetet në kujtesën e jetimave të kësaj ane.
.
Ne do të vazhdojm:
IDEA E KËTIJ QËLLIMI DUHET TË JETËSOHET.
.Kërkesa e Rahovicasëve në Postimin e Kryeministri të shqipërisë z Edi Rama!
.
Më kujtohet edhe ky shkrim i mëposhtëm kur tri ditë para keti takimi. më dt,8,Janar 2014 vetëm tri ditë para këtij takimi kishim shkruar në statusin privat fc,të kryeministrit z Edi Rama,ndërlidhur me paralajmrimin e takimit që do të ndodhte në Prizren. qëllimisht i shkrujta vetëm sa për ta njoftuar me një gjestin shum të rrall,human e vëllazëror të Rahovicasëve kur ata kishin ndar 5 hektarë sipërfaqe tokë ”falas”! për ndertimin e një spitali më të gjallë regjional që do ta përfshinte edhe Maternitetin në Luginë të Preshevës!
>>>
Njihuni me shkrimin në vazhdim:
:
Me rastin e mbledhjes së përbashkët të qeverive më 11 Janar 2014 në Prizren
-Sadik Sadiku më dt, 08, Janar 2014, shkruan në statusin privat të Kryeministrit EDI RAMA, duke ia bashkangjitur edhe një projekt ideor për ringjalljen e këtyre vendbanimeve të lashtë Dardano-ILIR.
.
EDHE KJO TOKE , ESHTE TOKE SHQIPETARE!

AS FONDI I POSACEM,E AS NDERTIMI I MATERNITETIT,NUK JANË PRIORITETE PER SHQIPTARET E KESAJ PJESE!
POR KREJT DICKA TJETER E CILA DERI TANI ËSHTË LËNË NË HARRESE:
PRIORITETI I PARË DHE I VETMI PËR SHQIPTARËT E KËSAJ ANE TË LANË KREJTESISHT PAS DORE ESHTE VETEM JETESIMI I ASAJ QE LIDHET DHE NDERLIDHET, ME VULLNETIN TË DHËNË NË REFERENDUMIN E Datës -01-dhe-02,Marsit teVtit1992.
Megjithate bisedimet që do të zhvillohen më 11 Janar 2014 ne Prizren, Preshevasit po e mirëpresin duke shpresuar se nga keto bisedime te dy Kryeministrave do te nxjerret diçka në të mirën e këtyre JETIMAVE qe deri me tani mbeten tërësisht te BRAKTISUR nga Prishtina dhe Tirana.! ‘
.
Propozimi apo akordimi i krijimit të një fondi te posaçëm i dy Qeverive dedikuar ndërtimit te nje materniteti ne Preshevë,aspak nuk do ta zgjidhte problemin dhe nuk do ti plotësonte nevojat e gjithë qytetarë të 150 vendbanimeve me afër 100.000 banorë Shqiptar të kësaj pjese të Kosovës Lindore.
Madje ky akordim apo ky propozim i pa analizuar mirë do shihet si nënçmues për shqiptarët e kësaj ane , dhe mbi të gjitha edhe aq më tepër do ta ulte imazhin e dy Qeverive Shqiptare karshi Shteteve tjera.
Ky hap i pa matur ne rend te pare do te shihet,dhe vlerësohet nga Kryeministrat e shteteve tjera,si një gjest shumë i ulte i dy Kryeministrave,gjegjësisht i dy Qeverive,apo dy shteteve Shqiptare për akordimin e përbashkët te një fondi te posaçëm për ndërtimin e një kasolle të vogël materniteti me një sipërfaqe të saj prej 500 m.
Kjo do të ishte më pak se një lëmoshë, një solidaritet shumë i ultë e nënçmues i shumë anshëm, ,e që i përngjan vetëm zemërgjerësisë të një kasapi ”koprrac” kur ai bënë hedhjen e copëzave të kockave .-endacakëve te qytetit !
(Nga këndi ynë)
‘JO, MATERNITET:..POR KJO PJESE KA NEVOJE PER NJE QENDER SPITALORE ME TE GJITHA KLINIKAT PERKATESE QE I TAKON NJE SPITALIT MODERN ME GJITHA STANDARDET E QENDRAVE SPITALORE TE EUROPES.
Kjo do ishte një zgjidhje reale,e cila është e domosdoshme,dhe jetike për këtë rajon.. E, Ne-Preshevasit ,me të gjithë banoret e kësaj krahine, si çdo here me pare ku solidariteti i tyre nuk mungon,gjithherë, dhe gjithkund të dalluar si një shembull duke i veçuar rastet e një pas njëshme te solidarizimit me vëllezërit tanë,para dhe gjate luftës,në të gjitha qendrat e Kosovës,si dhe solidarizimin e çmuar me vëllezërit tane qe e përjetuan rend katastrofën e Gërdecit ne Shqipëri.
***
Dhe ne Preshevaret ku do ,dhe kurdo prap sa here qe kërkohet nevoja do ta vazhdojmë rrugën humanitetit dhe solidaritetit tonë

-Kësaj radhe do të ishte një nderim i madhe për Shqiptaret e kësaj ane, qe dy Kryeministrat,-RAMA e THACI- ta përmbyllin këto bisedime në Prizren,duke analizuar mirë propozimin dhe kerkesat tona tonë për ndërtimin e kësaj qendre Spitalore!
Ne Banoret e fshatit te Rahovicë,si propozues për ndërtimin e kësaj qendre,e cila do ta zgjidhte këtë problem, jetik për gjithë banorët te kësaj krahine… Duke konsideruar se edhe kjo tokë është toke Shqiptare.
.Andaj në shenjë solidariteti,pa kushte dhe pa kompensim u ofrojmë dy Kryeministrave,Ramës dhe Thaçit, hiç ma pak se 50.000 m2, sipërfaqe toke, në lokacionin i quajtur Mirashece,për balle liqenit artificial ne Rahovicë vetëm 3.5 km,larg nga qendra e qytetit te Preshevës.!.

Sa për dijenine tuaj ,ne kemi dhënë idenë tonë duke parapërgatitur një lloj projekt ideor, orjentues në këtë drejtim.!.Për njohurite e ma tejme, Ju mund të njihuni në vazhdim me 20 punimet tona që flasin për këtë projekt.
.
Kliko linkun dhe shiqo 3 minuta 20 punimet që flasin për një ide.

Letra mbaron.

> STOP SURDOLICËS<!
[ MIRASHECA E RAHOVICËS ENDE MBETET VEND MË IDEAL PËR NDËRTIMIN E NJË KLINIKE SPITALORE PËR SHËRIMIN E SMUNDJEVE TË MUSHKëRIVE]

Qytetarët e Rahovicës, në shenjë solidariteti, dhe me dëshirën më të madhe u ofrojmë dy qeverive shqiptare Tiranë-Prishtinë një hapësirë prej 5 ha,sipërfaqe tokë për ndërtimin e një qendre spitalore buzë liqeni artificial –atje mbi pandën e Rahovicës ku rreth sajë gjinden edhe 50 hektar tjera tokë e pa shfrytëzuar,vetëm 3.5 km. larg qytetit të Preshevës.

Nuk do mend se vetëm ndërtimi i kësaj qendre do të ishte zgjidhja më afatgjate,dhe një shpëtim jetik i mbijetesës së të gjith banorëve të kësaj ane të cilve fatkeqësisht edhe sot në këtë kohë po u mungon kjo qendër,çka edhe po u kushton shtrenjte,dhe me çmime shum të larta të të gjitha këtyre 150 vendbanimeve etnike shqiptare me afër 100,000 mi banor që sot shtrirja e tyre kap një hapsirë banimi prej 1,250 km2 në këtë pjesë të KosovësLindore,a sësht kjo e çuditëshme për gjithë shtete e europës e në veçanti për dy shtetet tona që gjithë këtë hapësir aq të gjerë mos të ketë një spital si mund të kuptohet kjo!?
Asgjë ndryshe përveqëse një çoroditje !.
.
E për këte Ne Rahovicasit,u patum propozuar dy qeverive që kjo qendër spitalore të ndërtohet në lokacionin Mirashec në pjesën e sipërme të Liqenit artificial të Rahovicës,gjithnji sipas Ne, ky lokacion është i vetmi vend që më së miri do ti plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme të kësaj qendre,e ne veçanti te një klinike spitalore për shërimin e mushkërive.

-Sipas shikimeve tona dhe ideve qe i kemi ,gjithnjë duke u bazuar në dëshirën dhe mundsit e investimeve të dy Qeverive Kosovë -Shqipëri,në bashkëpunim me pushtetin lokal në Preshevë,ku njëherit u bëjmë thirrje edhe biznismenëve të mëdhenjë Kosovar me renome botërore si ajo e të madhit Bejxhet Pacolli në Kosovë,në kooperim me biznesmenët tanë vendor,dhe me ata të tjerë nga diaspora e që dëshironin të investojnë ne vendlindjen e tyre.

-Në Mirashecën e dikurshme ka mundësi të zhvillohet dhe bëhet një vend ideal për banimin e qytetarëve por edhe për krijimin e kushteve shumë të favorshme edhe për ndërtimin e kësaj qendre spitalore, ku në saje të ajrit të pastër do të kishin mundur të shëroheshin njerëzit me sëmundje të ndryshme, sepse kushtet e mira natyrore këtë e mundësojnë që këtu të gjejnë prehjen e tyre shpirtërore.

– Sipas mendimit tonë ne këtë pjesë xhysmë malore të Rahovicës, ku klima është shumë aktive për rritjen e kultivimin edhe të pemëve e perimeve, ka mundësi të bëhen edhe disa plantacione ku do të kultivoheshin pemët: arrat, mollët, dardhat etj. deri te kultivimi edhe i rrushit. Në këtë vendbanim të hershëm dikur ishte e zhvilluar edhe blegtoria, sepse ka kullosa të mira, burime të shumta uji dhe klimë të butë e të favorshme edhe për kultivimin e bletëve.

-Liqeni artificial – Penda e Rahovicës me një sipëfaqe prej ”65,mi m2” dhe me mbi ”480 mi m3 ujë” në afërsi të këtij vendbanimi të hershëm,ku mund të krijohen kushtet që këtu të zhvillohet edhe turizmi, ku ne parashohim ndërtimin e një hoteli prestigjioz dhe lokale tjera më të vogla për qëndrim të turistëve, sidomos gjatë vapës së madhe të verës por edhe pejsazheve të bukura gjatë dimrit me borë.

Kësaj pjese të mbushur me gjelbërim që tani me nismën e ndërtimit të rrugëve dhe asfaltimit të tyre qe po e bëjnë Institucionet tona Komunale dhe me vendosmërinë e tyre, shpresojmë qe edhe udhëheqësit tjera te ardhshme do ta ndjekin këtë rruge ne ruajtjen dhe ringjalljen e këtij lokaliteti te lashte , i cili t’iu mundësonte jetën më aktive te të gjithë banoreve të kësaj ane, njëherit dhe kthimin e banorëve në vendbanimet e tyre të mëhershme të Karadakut por edhe shkurtimi i rrugëve për t’u lidhur me të gjitha vendbanimet malore dhe me pjesët tjera të Kosovës, veçmas me venbanimet e Gjilanit,Vitisë,Dardanës,etj.
.
-1001 Arsye për ndërtimin e kësaj qendre!
Prej të gjithave këtyne sot po paraqesim vetë një arsye!
.
.Në mugesë të një spitali në këtë krahinë qytetarët e këtyre tri komunave shpenzojnë afër 6 miljon euro në vit!
.
1-Në mungesë të një spitali me kushte minimale në këto tri komuna të kësal pjese të KosovësLindore Preshevë,Bujanoc,dhe Medvegjë të gjithë banorët e këtyre fshatrave detyrohen që të smuarit e tyre për shërim ti drejtohen në disa spitale të Serbisë, si në Beograd , Nish , Surdolic e Vranjë etj.

SHTROHET PYTJA: SA VIZITA BËHEN NË DITË?
DHE SA JANË SHPENZIMET E TYRE DITORE ?

Sipas shiqimeve të përditshme që sheh syri I një shqipëtari, vetëm në këto 4 qendra spitalore të Serbisë ma së paku bëhen 50 vizita, tek të afërmit e tyre të shtrirë për shërim në këto 4 qendra spitalore të Sërbisë,

Sipas pararllogaritjes 50 VIZITA që më së paku një qytetar bën shpenzime minimale 100 euro, kjo i bie që në ditë Lugina të shpenzojë 5.000 euro gjatë ditës!.
Dhe nëse llogarisim shpenzimet vjetore minmale i bie afër 2.000.000 mil. Euro , që derdhen rrugëve apo në arkat e spitaleve të Serbisë, pa i llogaritur shërbimet të tjerat mjeksore,kontrollimet spitalore,ordinacat e shumta private,rezonancat e ndryshme,e veçmas dorën e zezë tradicionale të ryshfeteve ecila kap shifrën e dy fishtë më të madhe se gjitha shërbimet tjera mjoksore !
Kjo dot thot:
2+2=4.000.000.oo euro në vit

Por jo vetëm kaq!
Sepse në disponimin e shqiptarëve të mjerë e të braktisur të kësaj ane fal Zotit që kemi edhe 4 qendra spitalore të kësaj natyre,si ato në Gjilan,Prishtinë,Shkup e Tiranë, ku çdo ditë Preshevasit shtisin koridoreve dhe trokasin dyrt e tyre duke kërkuar mjekun më të mirë për ti ofruar ndihmën dhe shputuar jetrat e të afërmit e tyre!
Vall shtrohet pytja për këto vizita ditore edhe në këto 4 qndra shtesë, sa bëjnë shpenzime këta njerz? përgjigja për këte i mbetet vetëm tek xhepat e të tyre të zbrazur!
Sa do të ishte totali i shpenzimeve të qytetarve të kësa krahine në këto 8 qendra spitalore duke i llogaritur edhe shpenzimet tjara maramende në qendrat rehabilituese në Sebisë ,Bulgari, Kosovë,Maqedoni e Shqipëri?

Po nëse llogarisim totalin e shpenzimeve e kësaj natyre vetëm në 17 vitet e pas luftës ,atëherë nga shqiptarët jetima të pa babë të kësaj ane në llogarit e spitaleve të Serbisë jan derdhur mbi 68,000.000,oo Mil,euro!

Ja ku qenka leverdia e qeverisë së Beogradit që Presheva mos të ketë sipital!
,Dhe si duket kjo pjesërisht po mbështetë edhe nga mos interesimi i dy Qeverive tona në Prishtinë e Tiranë,si dhe nga pushteti lokal në Preshevë e Bujanoc,por edhe në mas të madhe nga komercializimi i madh i mjekve shqiptar,dhe Serbë të kësaj natyre që nuk i kovonon sepse domton interesin e tyre madje shumica prej tyre thirren kinse nuk ka kuadra dhe kushte për funkcionimin e kësa qendre,madje kjo ide duhet të hudhet posht,dhe ma në fund hudhja posht e kësaj ide është pengimi dhe bllokimi për mos ndërtimin e këtij Spitali regjional në Luginë të Preshevës.!
I,kovenon dikujt, apo nuk i kovenon kështu është më se e vërteta!
.
Dhe krejtë në fund, Ne përpiluesit e këtij ”propozimprojektiideor”shpresojmë se ky propozim do të gjejë mbeshtetjen tek të gjith banorët e Luginës së Preshevës si dhe tek tërë diasporën shqipëtare,e në veçanti presim përkrahjen e të gjitha strukturave politike komunale me fillim që nga bashkësia lokale Rahovicë.
Duke qen gjithnjë të vetdijshëm se pa ndihmën e dy Shteteve tona Shqiptare
Shqipëri- Kosovë shqipëtarë e kësaj krahine nuk munden ti realizojn♪7 projektet e këtilla siç është ky një projekt madhor e jetik për ta vazhdu një jetë normale ashtu si të tjerët edhe ne të gjith banorë e kësaj ane!
.
E për këte edhe kësaj radhe u bëjm thirrje dy qeverive Tiranë-Prishtinë,dy qeverisjeve lokale,Preshevë-Bujanoc,dhe të gjitha strukturave politike komunale,
Partive politike,Demokrat-Socialistë,Pozitë-Opozitë, të Majtë e të Djathtë të i thoni PO këti ”propozimprojekti ”për ndërtimin e kësaj qendre spitalore apo të kësaj klike regjionale për shërimin e mushkrive dhe rehabilitimin e smundjeve tjera këtu në Mirashec të Rahovicës!
Dhe jo më në ”Surdolicën e mallkuarë apo diku tjetër.!’
.
Thënja e një POje tuajën ndai dukshë pastimet etnike nga këto vendbanime dhe dhe shtonë dashurinë e mbijetesës të pasëardhsëve tanë!
.
Faleminderit Juve lexues të nderuar që gjetët kohë për ta lexuar këtë shkrim icil sa do pak ishte i mërzitëshëm për Ju,megjithate JU tani kuptuat mjaftmë rreth këte fillimi!
Ndaj u kërkojë falje për këte,gjithënji duke pritur edhe ide të reja, propozime sugjerime,përmes komenteve tuaja me përvojë profesionale të kësaj lamie shëndetsore me të cilat Ju edhe më shum do të përforconi dhe mbështetni më fuqishëm idenë drejtë realizimit të këti projekti jetik.! E,që në thashtë, dhe në dashtë ZOTI që kjo të bëhet realitet dhe të jetë gjithënji në shërbimin, dhe shpëtimin e të të gjithë banorëve të kësaj krahine!
Për ndryshe shumë shpejtë edhe shqipëtarët e kësaj ane do të i përcillet fati i shqipëtarëve të Sanxhakut të Nushit!
Ju përshëdes me një kërkim falje për lëshimet dhe gabimet e shumta shkrimore!
.
Me sinqeritet dhe respekte
Sadik Sadiku,Veprimtar i çështjeve shqiptare!
Ish kryetar i BL,së Rahovicë
Ish kryetar i SHBH-NënëTereza
Kryetar aktual i fondit të tri xhamive në Rahovicë
11 Janar 2018 Rahovicë.

Merre dhe shpërndaje në të gjitha portalet tjera info:

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com