Sa e përfillin çiftet kurorëzimin sipas dispozitave të Kuranit?

0

Ska dyshim se feja islame është e kompletuar me rregulla dhe dispozita të cilat burojnë nga Kurani famëlartë dhe suneti apo hadidhet e Muhamedit a.s. Kurorëzimi apo “Niqahi” është një dispozitë e paraparë nga Kurani dhe kjo është obligative për çdo çift që vendosin të bashkëjetojnë dhe kjo ka ekzistuar që nga fillimi i botës njerëzore dhe tek ne kjo është një çështje tradicionale që e kemi trashëguar nga të parët tanë.

kurorezimiSevder Bajrami imam në xhaim e Strukarëve në Tërrnoc dhe si përfaqësues i Bashkësisë Islame në Bujanoc flet mbi ketë çështje dhe thotë se, “nëse çiftet nuk e bëjnë kurorëzimin sipas fesë është e pa ligjshme”. Ai potencon se, shifrat e caktuara që bëjnë dy familjet si për një çift e që i takon gruas është dhuratë dhe obligim që duhet bërë nga burri gruas herët apo vonë, tek ne pagesa bëhet me euro kurse në Maqedoni me lira në ari, dhe kjo nuk ka një përcaktim të detyrueshëm apo mesatare të vlerave. Shifra që caktohen tek çiftet është një mënyrë tradicionale e fesë dhe jo si obligim, shembull 501 euro apo 701 euro e deri në 1001 euro dhe kjo duhet theksuar është dhuratë ndaj gruas. Bajrami thotë se, ka ndodhur raste që është thënë se po e blen apo shet vajzën dhe për atë kanë ndodhur këto keqkuptime por kjo nuk është as pak e vërtetë. Tek ne kjo konsiderohet si dhuratë e përbashkët dhe nuk insistohet të i jepet aty për aty gruas, por në fakt është dhuratë ndaj gruas. Në bashkësinë Islame në Bujanoc sipas Sevder Bajramit shifrat që caktohen në çiftë janë nga 500 deri në 5000 euro, por ka pasur raste kur dhe familjet e djalit apo vajzës nuk janë dakorduar për vlerën që duhet caktuar. Në këto raste duhet të ndërhyhet nga imamët dhe të caktojnë një shifër dhe është bërë e asesi nuk ka ardhur deri tek ndarja. Çka ndodhë me çiftet moderne dhe ato çifte që kanë lidhur kurora me djemt apo vajzat që jetojnë në botën perëndimore. BujanociNet gjatë një hulumtimi ka mësuar se në të shumtën e rasteve prishja e këtyre kurorzimeve (me viza) ka detyruar vajzën apo djalin të paguaj para të majme palës e cila është konsideruar nga palët në bisedime si e dëmtuar, në disa raste kjo shumë ka kaluar mbi 10 mijë euro, këto shuma zakonisht paguhen kur djali apo vajza jeton në botën perëndimore. Vlenë të theksohet se edhe në këto bisedime pjesmarrës janë hoxhallarët të cilët në njëfar mënyre e ndajnë pazarin dhe kështu i caktohet dëmshpërblimi vajzës apo djalit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com