Rusia zbulon diçka të frikshme në hapësirë
18:38 | 12 Shkurt 2019

Ndërsa shembuj të shumtë të fenomeneve të pazakonta të motit të hapësirës janë parë në atmosferën e sipërme, ekipi që vepron në satelitin Lomonosov thotë se ajo që ata kanë gjetur mund të jetë diçka krejtësisht e re, transmeton lajmi.net.

Megjithë shfaqjen e disa shpërthimeve të fuqishme, shkencëtarët rusë thonë se nuk kishte shenja të stuhive në zonë.

Sateliti, i quajtur pas shkencëtarit Mikhail Lomonosov, u lansua në vitin 2016 dhe është i integruar me anijen Kanopus-B.

Qëllimi i tij është të studiojë rrezet kozmike me energji të lartë, duke përfshirë rrezet gama, grimcat magnetosferike dhe fenomenet e dritës së përkohshme në atmosferën e sipërme. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella