Rusia shtyn për disa orë seancën e KS-së për Srebrenicën

0

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën është dashur të diskutohet për një projekt-rezolutë të hartuar nga Britania me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, është shtyrë për orën 21:00 (sipas kohës së Evropës qendrore), edhe pse ka qenë e paraparë që të nisë në orën 16:00.

KS

Përfaqësuesi rus ka kërkuar ndryshime shtesë në rezolutë, ndërsa, menjëherë pas, Kina ka kërkuar shtyrjen e votimit për të, derisa të arrihet konsensusi i të gjithë anëtarëve, transmeton rel.

Projekt-rezoluta dënon mizoritë në Srebrenicë dhe bën thirrje për përpjekje që do të ndihmonin në parandalimin e gjenocideve në gjithë botën.

Ajo po ashtu thekson se “njohja si gjenocid e ngjarjeve tragjike në Srebrenicë është parakusht për pajtim” dhe dënon mohimin e gjenocidit.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë në korrik të vitit 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Projekt-rezoluta e Britanisë mund të përballet me veto nga Rusia, e cila ka mbështetur serbët e Bosnjës dhe Serbinë gjatë luftërave në Ballkan, në vitet 1990.

Zëvendësamabasadori i Rusisë në OKB, Petr Iluuchev, ka thënë se rezoluta është “përçarëse” dhe “fokusohet vetëm në njërën anë të konfliktit”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com