Rusia rrezik për Kosovën dhe vendet që nuk janë pjesë e NATO-s

0

Gazeta beogradase “Kurir”, në shkrimin e saj të publikuar më 27 shkurt, nxjerr vërejtjen e funksionares amerikane Cristin Vormut. Nënsekretarja e Mbrojtjes së SHBA, ka thënë se Rusia mund të destabilizojë vendet e vogla të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.

rusia-rrezik-p-euml-r-kosov-euml-n-dhe-vendet-q-euml-nuk-jan-euml-pjes-euml-e-nato-s_hd“Rusia dhe presidenti i saj Vladimir Putin, mund ta destabilizojnë Serbinë dhe vendet e tjera të vogla ku përfshihet edhe Kosova e të cilat nuk janë anëtare të NATO-s”, ka bërë të ditur Cristin Vormut, nënsekretare e Mbrojtjes së SHBA.

Ajo këtë e ka thënë në këshillimin e Këshillit të Forcave të Armatosura të Kongresit Amerikan.

“Rusia mund që në atë tentativë të shërbehet me operacionet informative dhe teknikat të cilat i ka shfrytëzuar në Ukrainë, ka thënë Vormutova.

Kërcënimet e Rusisë

Si vend për preokupim ajo ka përmendur vendet baltike, në të cilat Rusia, gjithashtu, gjoja do t’i realizojë me “skenarin e Ukrainës”, e vetëm një ditë më herët sekretari shtetëror i SHBA-së, John Kerry, në senatin Amerikan ka thënë që shumë shtete në Evropë, ndër to edhe Serbia, gjendet në “vijën e zjarrit” të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

Jelena Miliç, drejtoresha e Qendrës për studime euroatlantike, tregoi se Rusia veç po bën në vendet baltike, ndër të cilat janë edhe disa anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Nëse ato tenton t’i destabilizojë, çka mund të presim në vendet e vogla. Mjerisht, kjo do të thyhet përmes neve dhe Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme kur është fjala për Rusinë për qëllimet dhe interesin e saj, thotë Miliç.

Sipas fjalëve të publicistit britanik, Tim Joude, pas paraqitjes së krizës në Ukrainë është afër mendsh që qeveritë perëndimore duhet të preokupohen edhe për disa vende baltike.

Më herët, kancelaria gjermane, Angela Merekel ka deklaruar që Rusia bën ndikimin e saj në Ballkan. Kjo do të thotë se zyrtarët evropianë dhe amerikanë shumë seriozisht e marrin kërcënimin nga përzierja e Rusisë në këtë rajon.

Pas shpërthimit të krizës në Ukrainë, është e natyrshme që qeveritë perëndimore duhet të merakosen edhe për disa vende ballkanike, duke pasur parasysh që janë në fqinjësi me NATO-n dhe BE-në, ka thënë Joude.

Kanë dëshirë të përhapin panik

Analisti, Branko Radun, tregon se Rusia dhe Putini nuk kanë ambicie politike, por energjetike në Ballkan.

“Në Washington, pak kanë dëshirë të përhapin panikun, dhe deklaratat e tilla janë më shumë të drejtuara kah evropianët, posaçërisht kah Gjermania dhe Franca. Kjo është një lloj i ndikimit për shkak se këto vende pretendojnë të bëjnë marrëveshje me Rusinë”, thotë Radun.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka pasur dje takim me sekretarin shtetëror të SHBA-së, John Kerry, i cili ka zgjatur më tepër se një orë, dhe para takimit, në konferencën e përbashkët, Kerry ka thënë që SHBA e përshëndet faktin që Serbia ndërmerr hapat për anëtarësimin në BE.

“Kjo është shumë me rëndësi dhe nënkupton reformën. Serbia është në ballë të OSBE-së në çastin kur bashkësia ndërkombëtare tenton të stabilizojë situatën në Ukrainë”, ka thënë Kerry dhe ka shtuar që Serbia ka treguar vendosmëri në dialog me Kosovën.

Daçiqi ka thënë se Kerry ka sqaruar pozicionin e Serbisë në raport me konfliktin në Ukrainë dhe se deklarata e tij se gjendemi në vijën e zjarrit gabimisht është interpretuar.

Farkoi planin për puçin në Ukrainë

Putini dhe bashkëpunëtorët e tij kanë hartuar planin se si Rusia ta copëzojë Ukrainën. Kësisoj ajo ta bashkoj territorin e saj me disa pjesë të këtij vendi.

Këtë e ka ndriçuar gazeta britanike “Independent” duke u thirrur në të dhënat e publikuara në gazetën ruse “Novoj gazeti”. Siç thekson gazeta britanike, nga zyra e Putinit ka rrjedhur dokumenti që përmban detajet e strategjisë ruse. /Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com