Rusia i dënon planet e Britanisë për baza të reja ushtarake
18:34 | 11 Janar 2019

Ministri i Brendshëm britanik, Gavin Williamson, ka thënë për Sunday Telegraph në dhjetor se Britania mund të ndërtojë baza të reja ushtarake “brenda pak vitesh”, pasi ky vend të dalë nga Bashkimi Evropian.

Williamson ka thënë se zgjerimi do të ishte pjesë e një strategjie të Britanisë për t’u bërë një “lojtar i vërtetë global” pas Brexit-it.

Ai nuk e ka specifikuar se ku mund të ndërtohen këto baza.

Duke folur të premten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se planet janë misterioze dhe paralajmëroi se ato mund t’i destabilizojnë çështjet botërore.

Rusia ka baza ushtarake në disa ish-vende sovjetike.

Ajo po ashtu operon me objekte ushtarake në Siri dhe Vietnam.

Atalanta Kërçyku