Rusët nuk pyesin UEFA-n, thyejnë sërish rregullat

0

ruset

Përkrahësit e Rusisë janë duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen e kombëtares së tyre në Euro 2016, pas thyerjes së rregullave në stadium në humbjen 2 me 1 ndaj Sllovakisë në Grupin B.

Federatës ruse iu dha paralajmërimi i fundit nga UEFA të martën, pas aksidenteve që ndodhën në barazimi 1 me 1 me Anglinë. UEFA kishte thënë se mund ta përjashtojë pas sjelljeve të pahijshme të tifozëve që u rrahën me anglezët, për përdorim të fishekzjarrëve dhe sjelljeve raciste.

UEFA kishte thënë se nëse një gjë e tillë ndodh përsëri gjatë Europianit, kombëtarja ruse do të përjashtohet.

Tani në Stade Pierre Mauroy rusët kanë ndezur fishekzjarrë kur Denis Gulashkov shënoi gol në humbjen 2 me 1 nga Sllovakia, në ndeshjen që u zhvillua prej orës 15:00.

Pritet një konfirmim zyrtar nga UEFA për këtë çështje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com