Rufat Shkreta rrëfen për plaçkitjet në Serbi e trajtimin e keq në Hungari

0

Rufat Shkreta është një nga shumë qytetarë të Kosovës që po e marrin rrugën e Perëndimit për një jetë më të mirë se ajo që e kanë këtu.

rufat-shkreta-rr-euml-fen-p-euml-r-pla-ccedil-kitjet-n-euml-serbi-e-trajtimin-e-keq-n-euml-hungari_hd

Shkreta ka vendosur që të flas hapur për emisionin Interaktiv të KTV-së për peripecitë e tija të udhëtimit nga Shtërpca në Beograd, nga Beogradi në Suboticë, nga Subotica në Hungari e tutje.

“Unë jam Rufat Shkreta nga një fshat i Hanit të Elezit. Nga viti 2009 deri më 2014 kam punuar në Komunën e Hanit të Elezit. Që nga muaji shkurt jam i papunë dhe arsyeja kryesore pse kam vendosur të largohem nga Kosova është papunësia. Kam aplikuar në shumë institucione e në biznese të ndryshme, por është problem të gjesh punë te ne”, ka rrëfyer Rufat Shkreta, transmeton koha.net.

“Kam dëgjuar nga njerëzit më herët se nuk është vështirë të dalësh nga këtu, me një letërnjoftim dhe me pak të holla, në kufirin Serbi-Hungari. Ashtu edhe vendosa. Nisa të gjeja lidhje për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, prandaj vendosa të shkoja në Shtërpcë nga u nisa me një biletë 15 euro deri në Beograd. Kjo ka ndodhur më 4 dhjetor”.

“Policia jonë na ka këshilluar që të kthehemi e të mos shkojmë në Evropë, duke na thënë se do ta gjeni edhe më keq, por ne kemi insistuar që të vazhdojmë tutje rrugën. Asnjërin nuk na kanë kthyer, megjithëse na mbajtën rreth një orë në kufi”.

“Deri në Beograd nuk ka asnjë problem që të udhëtosh. Porsa të mbërrish në stacionin e autobusëve në Beograd, nisin ato lidhjet e rrjeteve mafioze të taksistëve që të kërkojnë nga 100 euro për person deri në Suboticë. Unë pata fatin të takoja të njëjtit njerëz që kemi qenë në autobus, që ua kanë marrë nga 100 euro për person me taksi, ndërsa unë udhëtova me autobus nga Beogradi në Suboticë”, tha ai.

Ai tregon se si grupin tjetër, që ishin nisur me taksi, e kishte ndalë policia dhe i kishte plaçkitur duke ua marrë paratë. Rufati thotë se kjo është e organizuar në mes të taksistëve dhe policisë.

Shkreta tregon edhe për maltretimet dhe keqtrajtimet që u janë bërë shqiptarëve në kampet e Hungarisë.

Ai thotë se është duke qëndruar ilegalisht tek të afërmit në Gjermani dhe mendon që aty ta kalojë dimrin e pastaj sërish të kthehet në Kosovë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com