RTB akoma po i lanë borxhet e një ish-drejtori

Gjatë seancës së sotme të Këshillit komunal të udhëhequr nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, është miratuar raporti i punës për vitin 2014 i shtëpisë së shëndetit në Bujanoc të cilin e prezantoi drejtoresha e këtij institucioni shëndetësorë Lela Jovanoviq, ajo theksoi se, shtëpia e shëndetit në vitin e kaluar ka arritur qëllimet e përcaktuara, që në këtë institucion nuk ka patur ndonjë harxhim të papritur të mjeteve dhe që fundi i vitit është pritur me suficit, kështu që me sukses është kaluar edhe procesi i akreditimit.

bujanovac

Gjatë kësaj mbledhje nuk është lënë anash diskutimi rreth blerjes së aparatit të ultrazërit për repartin e gjineologjisë, për të cilin RTB dhe BujanociNet, në disa raste ju ka informuar për mungesën e tij. Gjatë diskutimit të sajë lidhur me këtë aparat, drejtoresha ka thënë se, kanë ardhur tri oferta për blerjen e këtij aparati të cilat iu janë dërguar pushtetit lokal, dhe se, sipas sajë, me ndihmën e komunës ky problem do të zgjidhet në afat sa më të shkurt. Nga ana tjetër kryesuesi i kësaj mbledhje, kryetari Arifi, ka kërkuar nga drejtoresha e shtëpis së shëndetit që ti shyqrtojnë edhe njëherë këto oferta dhe të vedosin se cila është më e volitshme dhe më e sigurtë, që qytetarët e Bujanocit të kenë shërbim sa më adekuat dhe mos të përballen me probleme të tilla, gjegjësishgt femrat të cilat më së shumti kanë pësuar nga mungesa e këtij aparati. Pjesë e rendit të ditës ishte edhe raporti i punës dhe atij financiar i RTB-së i cili pas shqyrtimit është miratuar, në të cilin veç tjerash janë edhe harxhimet shtesë në vitin 2014 edhe atë më së shumti harxhime gjyqësore dhe borxhe të trashëguara më herët, të cilat akoma po shkaktojnë pengesa në realizimin e buxhetit, pasoja të cilat po bart kjo ndërmarrje nga periudha kur një “ish-drejtor” kishte keqmenaxhuar me buxhetin, duke e lënë RTB në borxhe të thella, nga faturat e restauranteve, teknika, deri tek veshmbathjet dhe mobilet shtëpiake, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku kanë shkuar. Kurse në pyetjen e kshilltarëve, drejtori i kësaj shtëpie mediale Hajredin Ademi është përgjigjur se, tani me procesin e digjitalizimit shikueshmëria do të jet e përsosur në të gjith teritoirn e komunës së Bujanocit dhe se do të zgjidhet problemi shumëvjeçar i kapjes së sinjalit. Anëtarët e Këshillit komunal sot kanë shqyrtyar edhe propozi vendimin mbi përcaktimin e kontributit për rregullimin e tokës ndërtimore, ku me propozim të kryeshefit të urbanizmit Bastri Mehmetit, për uljen e taksave ndërtimore dhe pagesa të bëhet në baz të zonave, propozim të ciln e ka miratuar anëtarët e këshillit komunal i cili do të kaloj për shyqrtym edhe në Kuvendin komunal. Vlenë të theksohet se, personi i cili bënë pagesën e menjëhershme për objektin ndërtimorë i ofrohet ulje prej 30%. Anëtarët e këshillit në ktë seance miratuan edhe raportin e punës për vitin e kaluar të ndërmarrjeve publike: Shtëpia e Kulturës “Vuk Karagjiq” Biblioteka “14 Nëntori” dhe barnatorja e qytetit./BujanociNet/

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com