Rrugët e Podgoricës mbushen me flamuj kuq e zi
19:03 | 20 Janar 2019

Në nder të vizitës së Presidentit të Shqipërisë, në rrugët e Podgoricës janë vendosur flamujt shqiptar të shoqëruar me atë malazez, për të cilët kanë reaguar partitë serbe në Mal të zi.

Meta do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si dhe ato të partive shqiptare në Mal të Zi.

Në kuadër të këtij qëndrimi, Meta do të ndalet për vizitë, në Muzeun Etnografik të Malësisë në Tuz, do të vizitojë edhe Katedralen apostolike të Tivarit, kurse në Ulqin do të takohet edhe më përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Meta, kohë më parë bëri vizita në trevat shqiptare në Mal të Zi, në Rozhajë dhe Plavë-Guci. /rtcg

Kejvina Kthella