Rrugë të bllokuara dhe prani e shtuar e policisë në Kumanovë
10:01 | 15 Maj 2015

Një pjesë nga rrugët në Kumanovë prej mbrëmë jam bllokuar për komunikacion. Është vërejtur prani e rritur e policisë në rrugët “11 Tetori” dhe “Todor Velkov” në qendër të Kumanovës.

rrug-euml-t-euml-bllokuara-dhe-prani-e-shtuar-e-policis-euml-n-euml-kumanov-euml_hd Në këtë pjesë të qytetit gjenden shumë objekte kyçe, institucione shtetërore dhe lokale. Të punësuarit në institucionet të vendosura në rrugën “11 Tetori” konfirmojnë se gjenden në vendet e tyre të punës dhe se puna zhvillohet pa pengesa. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski për MIA-n informon se ndërmerren masa për siguri në Kumanovë. Fundjavën e kaluar në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave” policia zbatoi aksion për shpërbërjen e një grupi të armatosur. Në aksionin 28 orësh u vranë 14 persona nga grupi i armatosur, 30 u arrestuan dhe për to u caktua paraburgim 30 ditor dhe është filluar procedurë hetuese. Gjatë aksionit e humbën jetën 8 policë, ndërsa 37 u lënduan. Komisioni i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë dhe Komunës së Kumanovës filloi vlerësimin e dëmeve të shtëpive të banorëve në “Lagjen e Trimave” e cila u evakuua në aksion. Qeveria paralajmëroi mbulim 100 për qind të dëmeve. /Telegrafi/
Aurela Hoxha