Rruga e dëmtuar po ‘tmerron’ banorët e Livoçit të Gjilanit
19:38 | 18 Nentor 2018

Banorët bëjnë apel tek kryetari i komunës, Lutfi Haziri që ta trajtojë me prioritet këtë rrugë e cila lidh edhe fshatrat Cërrnicë, Vrapqiq, Gumnishtë dhe Kravaricë.

Kjo rrugë është shndërruar në ankth për banorët që jetojnë në këtë zonë dhe për vozitësit që qarkullojnë çdo ditë përmes kësaj rruge.

Banorët e fshatit Livoq janë më së shumti të prekur nga rruga e dëmtuar.

“Nuk ka ditë që ndonjë veturë nuk dëmtohet ose shkatërrohet nga kjo rrugë që tashmë është dëmtuar skajshmërisht” shprehet një banor i kësaj zone.

Kjo rrugë prek edhe banorët dhe vozitësit e fshatrave Cërrnicë, Vrapqiq, Gumnishtë dhe Kravaricë./rajonipress/

Kristin Prengaj