Rrokulliset me traktor, humb jetën 46 vjeçari nga komuna e Kamenicës
16:01 | 17 Qershor 2018

Dje ne mesdite, ne fshatin Sedllar te Kamenices, nje 46 vjeçar ka mbetur i vdekur ne vend si pasoje e rrokullisjes me traktor derisa po transportonte dru nga nje vend ne nje tjeter.
"Ne vendngjarje kane dale me urgjence policia, ndihma e shpejte, mjeku kudestar i cili ka mundur vetem ta konfirmoje vdekjen e 46 vjecarit", thuhet ne njoftimin e Policise.
Nga hetimet e para në vend të ngjarjes dyshohet se viktima ka humbë kontrollin mbi mjetin e tij traktor dhe është rrokullisur në mal në fshatin Sedllar komuna Kamenicë te vendi i quajtur “Ramaden”, deri sa ishte duke bartur dru nga një vend në një vend tjetër. Me urdhër të prokurorit, trupi pajetë dërgohet në IML dhe rasti i referohet NJHR-së. Hetimet rreth rastit janë duke u udhëheq nga hetues rajonal njoftoj Ismet Hashani
Françeska Jaçe