Rroga mesatare në Serbi në rekord me 404 euro

0

Rroga mesatare në muajin prill ka arritur vlerën më të madhe që prej ish Jugosllavisë. Ekonomistët thonë se rrogat mund të rriten edhe mëtej. Pensionet në janar të vitit 2018 mund të rriten për 4-5%.

Rroga mesatare në Serbi para 15 viteve ka qenë 9208 dinarë kundrejt 49.635 dinarë sa është sot, raportojn mediat Serbe.

Nëse llogaritet me euro, atherë ka qenë 151 euro ndërsa sot është 404 euro. Rroga mesatare më e lartë ka qenë në vitin 2008 me 402 euro.

Qeveria paralajmëron se në sektorin publik deri në fund të vitit mund të rriten edhe për 10%.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com