Rrjedhin mjetet e para për rrugën Muhoc – Zarbinc, Imami i Zarbincës e nis i pari e pas tij edhe Naimi

0

Iniciativa për asfaltimin e rrugës Muhoc – Zarbincë është marrë shumë seriozisht nga popullata, sikurse edhe nga pushteti lokal i Bujanocit.

zarbinca

Pas takimeve të shumta të Fondit për Malësin e Buanocit me popullatën dhe takimit që patën me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin i cili i dha përkrahje të fortë kësaj iniciative, në llogarin e fondit për këtë qëllim kanë arritur edhe mjetet e para finansiare nga kontribouti i popullatës. Gjatë një bisede me kryetarin e BL të Zarbincës Selami Bajramin, njëherit anëtarë i kryesis së fondit, mësuam se tashmë kanë arritur edhe mjetet e para finansiare. Ai me shum gëzim theksoi se, “Filloj participimi i popullatës në xhirollogarin e fondit humanitar per Malësin e Bujanocit, Mefail Ramadani imami i Xhamis së Zarbincës dhe Naim Limani nga Zarbinca, janë personat e parë që i dhuruan këtij fondi nga 1000 euro” Për kryesin e fondit ky lajm është shumë i mirëseardhur sepse sipas tyre trgon seriozitetin e popullatës dhe rëndësin që ka asfaltimi i kësaj rruge Të gjith ata të cilët tashmë e kanë vendosur që Malësia e Bujanocit, gjegjësisht rruga Muhoc – Zarbincë të asfaltohet, kontriboutin e tyre mund ta japin edhe në llogarin 1702-0030-16524497 NLB BANK, e cila është hapur posaçërisht për të çështje. Vlen të theksohet se, gjatë takimit me kryetarin Arifi, iu është premtuar anëtarëve të fondit, se komuna e Bujanocit në këtë projekt do të participojë me 70% të mjeteve nga buxheti komunal, ndërsa pjesën tjetër prej 30% duhet ta sigurojë fondi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com