Rritet numri i të papunëve në Zvicër

0

Shkalla e papunësisë në Zvicër në tetor u rrit me 0.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe tani është rritur në 3.1 për qind, njofton Sekretariati i Shtetit për Ekonominë (SECO).

PapunsiaNë fund të tetorit të këtij viti në entet për punësim janë regjistruar 132,397 të papunë, 2432 më shumë se në fund të shtatorit, thuhet në komunikatë albinfo.ch.

Papunësia në mesin e të rinjve të moshës 15 deri 24 vjec është zvogëluar në 3.9 për qind në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, tha SECO.

Shkalla e papunësisë në këtë kategori në tetor arriti në 3.3 për qind, krahasuar me 3.5 për qind të muajit shtator dhe 3.4 për qind të muajit tetor 2013.

Papunësia ka mbetur relativisht më e qëndrueshme. Në fund të tetorit ishin 21.287 persona të regjistruar pa punë për më shumë se një vit, që është rreth 394 persona më pak se një muaj më parë, por 132 më shumë se në muajin tetor të vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com