Rritet numri i diabetikëve

0

Një ndër sëmundjet e cila është përhapur me të madhe në mbarë botën është sëmundja e Diabetit. Rreth 350 milionë njerëz janë të prekur në gjithë botën nga kjo sëmundje, ndërsa më shumë se 60 milionë janë të prekur në Evropë.

diabeti

Në Kosovë ende nuk ka statistika të sakta se sa ka të prekur pasi që qytetarët nuk lajmërohen, por mendohet që diku 6 për qind e kosovarëve vuajnë nga kjo sëmundje.

Sëmundja e Diabetit është sëmundje shqetësuese në nivel global. Kjo si pasojë se mungesës së aktiviteteve fizike, dietat e pashëndetshme dhe ushqimet shpejt të përgatitura.

Sipas endokrinologes, Merita Emini, faktori kryesor për sëmundjen e Diabetit është ushqimi jo i shëndetshëm, të ciline konsumojnë një sasi shumë e madhe e njerëzve.

Ajo po ashtu tha se sëmundja e diabeti prek çdo moshë, duke përfshirë këtu edhe fëmijët në moshë shumë të vogël.

Skender Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se sëmundjes së Diabetit duhet t’i jepet rëndësi sepse në botë rreth 350 milionë persona janë të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa çdo vit vdesin nga 3.5 milionë njerëz nga po kjo sëmundje.

Ndërsa Izet Sadiku nga Ministria e Shëndetësisë, tha se në Kosovë mungon sistemi për informim shëndetësor, i cili është bazë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht diabetit.

Kjo sëmundje është dhe do të vazhdojë të jetë shqetësuese për të gjithë, pasi që në Kosovë po mungojnë mjetet e informimit dhe të parandalimit të kësaj sëmundje. Ndërsa edhe më shqetësues mbetet fakti që kjo sëmundje prek të gjitha moshat, përfshirë edhe ato shumë të vogla./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com