Rripin e sigurisë edhe në ulset e pasme, në të kundërtën gjoba 5.000 din

0

Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi ka paralajmëruar fillimin e kontrollimit të pjesëmarrësve në komunikacion se a kanë vendosur rripin e sigurisë edhe në ulëset e pasme të makinave.

Veyivanje-pojasa-pojas

Me ligjin për siguri në komunikacion veçanërishtë vendosja e rripit të sigurisë është bërë e domosdoshme që nga dita e sotme, e në qoftë se nuk e vendosni rripin e sigurisë në ulëset e pasme atë herë pason dënimi me 5 mijë dinarë gjobë. Nga dita e sotme më datë 27 koorrik për vendosjen e rripit të sigurisë një paralajmërim të tillë e ka përshëndeturë komiteti serb për siguri në komunikacion. “Kjo është një masë shumë e rëndësishme sistematike duke marrë parasysh se vendosja e rripit në ulëset e pasme në mënyrë drastike zvogëlon rrezikun nga lëndimet dhe vdekja, veçanërisht në goditjet ballore dhe rrokullisjet”, thuhet në kumtesën e komitetit serb.
Në Komitetin serb për siguri në komunikacion pritet që me anë të këtij kontrolli dukshëm të rritet shfrytëzimi i rripit të sigurimit edhe në ulëset e pasme e cila tani është më pak se 5%, dhe se me zbatimin e këtyre masave deri në vitin 2020 në Serbi do të shpëtohen së paku 200 jetë. Ky Komitet thekson se në shtetet si Suedia, Gjermania dhe Britania e Madhe, përdorimi i rripit tek pjesëmarrësit në komunikacion në ulëset e pasme është rreth 90%. Ministria e Punëve të Brendshme të premten e kaluar ka paralajmëruar se policia e komunikacionit nga dita e hënë, 27 korrik, me një masë më të shtuar do të kontrollojë përdorimin e rripit të sigurimit në të gjitha ulëset në makina, e sidomos ato të pasmet. Me Ligjin mbi Sigurinë në Komunikacionin rrugorë është paraparë gjobë në të holla prej 5.000 dinarëve për të gjithë ngasësit e automjeteve, respektivisht udhëtarëve në të gjitha ulëset e mjeteve motorike, të cilët nuk përdorin rripin e sigurimit në mënyrë e paraparë nga prodhuesi i automjetit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com